​Haskuka premton se do ta shndërrojë Prizrenin në kryeqendër të zhvillimit ekonomik

Prizreni

​Haskuka premton se do ta shndërrojë Prizrenin në kryeqendër të zhvillimit ekonomik

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 18:13
Mytaher Haskuka

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka premtuar se në katër vjetët e ardhshëm qeverisës do ta bëjë Prizrenin kryeqendër të zhvillimit ekonomik.

Në tubimin elektoral në lagjen Kurillë të Prizrenit, Haskuka kërkoi votën e qytetarëve duke premtuar bashkëqeverisje, sidomos kur në nivel qendror e ka mbështetjen nga ekzekutivi.

Haskuka: Edhe në Prizren duhet të kemi një asamble të fortë komunale

"Kosova kurrë s'ka pas përfaqësi më të mirë në institucione qendrore, me njerëz që kanë kredibilitet, ndershmëri dhe njohuri. Ashtu edhe në Parlamentin e Kosovës me deputet si Artani dhe Arbëri. Tash e kemi parlamentin tonë, kryeministrin dhe presidenten, tani duhet edhe në Prizren të kemi një asamble të fortë komunale që të më mbështesë në katër vjetët e ardhshëm, sikur e kemi mbështetjen edhe të minoriteteve që e panë se qytetarët janë të barabartë dhe nuk ka diskriminime ndaj askujt", tha ai.

Haskuka para banorëve të Kurillës tha se katër vjetët e para qeverisëse kishin qenë të bllokuara nga ish-qeveritë në nivel vendi, por edhe asambleja komunale. Ai tha se është më se e nevojshme sigurimi i një shumice në asamblenë komunale.

Haskuka: Kemi punuar, por kemi punuar të vetmuar

"Kemi punuar, por kemi punuar të vetmuar sepse kemi pas qeveri që nuk na kanë mbështet dhe asamble komunale, tash për me bashkëqeverisë me qeverinë, parlamentin dhe kuvendin komunal na nevojitet mbështetje... Do ta bëjmë Prizrenin kryeqendër të zhvillimit ekonomik", tha ai.

Pjesë e këtij tubimi elektoral ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Konjufca: Prizreni me Mytaher Haskukën është bërë më i hijshëm

"Ky qytet është i hijshëm edhe vetë, por me Mytaher Haskukën është bërë edhe më i bukur. Për Mytaherin s'kemi çka të flasim, pasi çdo person që ka bashkëpunuar me të, edhe po t'i pyesin studentët dhe profesorët e nderuar të Universitetit të Prishtinës, do të tregojnë si çka që është emërues i përbashkët, që është njeri i ndershëm, profesional dhe përgatitur dhe person i drejtë. Kjo i duhet Prizrenit dhe pikërisht për këtë arsye qysh tash mund të urojë fitoren Mytaherit", tha ai.

Në këtë tubim elektoral u prezantuan edhe kandidatët për asamble nga lagjja Kurillë e Prizrenit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat