Kandidati i AKR-së për Prizrenin: Qyteti është ngulfatur nga ndërtimet e egra

Prizreni

Kandidati i AKR-së për Prizrenin: Qyteti është ngulfatur nga ndërtimet e egra

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 00:39
Afrim Tejeci

Kandidati për kryetar të qytetit të Prizrenit për zgjedhjet e 17 tetorit, nga Aleanca Kosova e Re, Afrim Tejeci, ka shpalosur programin e tij në emisionin Edicioni Zgjedhor. .

Ai ka cekur të gjitha pikat në të cilat synon t’i përmisojë në rast se do të qeverisë me këtë komunë.

“Avancim në rolin e shoqërisë civile në vendimmarrje komunale, bujqësia, turizmi, trashëgimia kulturore, investime në mirëmbajte të monumenteve historike, administrata e thjeshtëzuar, përkrahja dhe avancimi i ndërmarrjeve, furnizimi me ujë të pijes dhe infrastrukturë për 50 vitet e ardhshme, promovimi i sporteve dhe hapësira të nevojshme, projekte të avancuara për infrastrukturë nëntokësore, dhe mos cenimi i trashëgimisë kulturore dhe lehtësimi i kushteve për investime”.

“Sot qyteti i Prizrenit është ngulfatur nga ndërtimet e egra, nga mungesa e hapësirave të gjelbërta, nga mungesa e parqeve të lojërave për fëmijë, nga mungesa e parkingjeve”.

Tejeci tutje shtoi se në programin e tij është e paraparë që të rimbursohen kompanitë e mëdha të qytetit që janë nga tatim paguesit më të mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat