Vdes një person në vendin e punës në Prizren, bie në kontakt me rrymën - Bota Sot
Vdes një person në vendin e punës në Prizren, bie në kontakt me rrymën

Prizreni

Vdes një person në vendin e punës në Prizren, bie në kontakt me rrymën

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 09:37
Foto ilustruse

Një person ka ndërruar jetë derisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik në vendin e punës në Prizren.

Policia njofton se një person ka ndërruar jetë, pasi aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës, derisa ishte duke punuar në Prizren, përcjell lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Policia e cilëson rastin si vdekje e dyshimtë.

“Fshati Struzhë, Prizren 29.10.2018-14:27. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik, aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës dhe si pasojë ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton PK. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera