Pak Zvicër, në Tërnocin e madh të Luginës së Preshevës - Bota Sot
Pak Zvicër, në Tërnocin e madh të Luginës së Preshevës

Reportazhe

Pak Zvicër, në Tërnocin e madh të Luginës së Preshevës

Nga: Dashnim Hebibi Më: 18 gusht 2019 Në ora: 11:16
Foto: Rafet Ademi

Jemi mësuar të shohim apo kemi dëgjuar, se në Zvicër, mundesh të blesh shumë gjëra dhe nuk sheh shitës, por i lenë të hollat në një kasë të vogël. Blenë lule, mollë, patate, vezë, qumësht, qershi, luleshtrydhë, etj, etj, por kjo është edhe në Tërnoc. Merrë qumësht dhe pastaj ia paguan përmes emrit që është i shkruar në shishe apo ballan. Pra, nuk ka shitës, që rrinë duke pritur blerësin. Sa besim i madh nëmes veti. Kjo është për të përshëndetur. Kjo është në Tërnocin e madh. Deri më sot, nuk ka pasur as një problem as tek shitësit, por as te blerësit, sepse pikat ku shpërndahen janë të sigurta dhe nuk rrijnë gjatë, është kohë e caktuar dhe brenda asaj kohe, shitet qumështi.

Tërnoc, 18 gusht: Kanë mbetur edhe pak ditë deri te zgjedhjet lokale të shtatorit edhe në Luginë të Preshevës. Shihet qartë, se është një garë shumë e nxehtë nëmes partive politike shqiptare atje. Shumë qytetarë të asaj ane po thonë, se ndoshta nuk është e nevojshme të vlohet aq shumë fjalori politikë, sepse tekefundit, jemi të gjithë diçka, kusheri, miq e shokë, Presheva, Bujanoci janë shumë të lidhura mes veti, ndërsa Medvegja pak më larg, por edhe atje e dijmë shumë mire, se si është gjendja. Politika e ka vendin e vet dhe duhet, që të gjithë nga pak të punojnë për ato treva, ku dihet se në çfarë situate janë. Se shumë bashkëvendas e dijnë, se me shkuarjen e gurbetçarëve, vendi do të mbetet i thatë, edhe ajo po dihet, se edhe shkollat po mbesin pa nxënës, edhe kjo po dihet, por edhe nëse të duhet ndoj mjeshtër për ndoj punë, edhe kjo është e vështirë. Shkurt e shqip, nga Lugina  e Preshevës, po largohen shumë të rinjë.

Korriku e gushti gjallëronte me mërgimtarë

Janë muaj të gëzimit, plot dasma e gazmende. Plot lokalet, përshëndetje nga njëri trotuar në tjetrin, përqafime, kur ke ardh, sa ke me ndejt, hajde po pijmë kafe, ishin fjalët e ëmbla të këtyre dy muajve. Muzikë deri në orët e para të ditës. Gjithandej gëzim, qyteti i mbushur, si Presheva ashtu edhe Bujanoci.

Nëse shkon në Kosovë duhesh të pritësh në kufi, por edhe nëse shkon në Maqedoninë Veriore pritje

Lugina e Preshevës me fajin e vet apo të dikujt ka mbetur e izoluar. Nëse ke një gëzim për të shkuar në Kosovë, sidomos në muajt korrik e gusht, duhesh të përgaditësh me orë të tëra për të pritur në kufi. E këto ditë, plus ka dalur një pengesë tjetër, duhesh të kesh letërnjoftim, se me pasaportë të Serbisë, nuk mundesh të hysh. Nuk ka lehtësim për banorët e kësa ane as kësaj here. Edhe në Maqedoninë Veriore nuk mundesh të hysh lehtë, edhe pse banorët e Kumanovës dhe të Luginës së Preshevës janë të lidhur nëmes veti. Fjala bie, fshati Llojan është pak metra me fshatin Miratoc të Luginës, banorët e kësaj ane nga arat e tyre flasin, e për të shkuar duhesh të sillesh vërdallë në kufi, hiq më pak se tre orë bënë që të arrish, ndërsa realiteti është tek kufiri Miratoc-Llojan, shkon për 5 minuta. Vijnë ditë të mira, thonë banorët e këtyre anëve, sepse jemi mësuar me pritje. Ku ka shqiptarë, ka vështirësi, e pse kjo po ndodh, dihet më, nuk ka nevojë të flasim. Por, tash i kemi mundësitë e mira, që të bëhet më shumë nga faktori politikë në Maqedoninë Veriore, kur dihet, se kemi shumë  bashkëkombas në vend të ndryshme politike, ose me ndikim në politikën e këtij shteti. Po shpresojmë, se do të bëhet mirë. Kësaj here, nuk po ndalem së përshkruari situatën në Luginë të Preshevës, ate politike dhe sociale, sepse që të dyja janë në gjendje të rëndë ose të dhimbshme, por po ndalem në një gjë shumë interesante dhe është për të përshëndetur.

Lugina e Preshevës është e njohur për mikpritje, e besa besë

Për këtë do t`na duhet të shkruajmë shumë, por po përmendi vetëm ate që e pash me sytë e mi këto ditë edhe pse kisha dëgjuar shumë më herët. Në fshatin Tërnoc, në fshatin më të madh në ish-Jugosllavi, në fshatin, që ka rritur e po rrit shumë personalitete të shumë fushave të dijes, që kanë sakrifkuar për të mirën e kombit, ka shumë gjëra të mira, por po përmendim një rast interesant, që rrallë mundesh ta shohësh diku tjetër, përveç se në Zvicër. Kemi dëgjuar e dëgjojmë, se në një shtëpi është vjedhur, apo në një shitore, në këtë fshat nuk ka lajme të tilla, por as në Luginë në përgjithësi. Banorët e këtij fshati të madh, edhe kësaj here nuk do të hy se sa shtëpi i ka dhe sa banorë, sepse janë shkruar libra dhe ato munden të gjenden pa asnjë problem, por fshat që i plotëson të gjitha kushtet e një qyteti, sheh nëpër disa pika kyçe të fshatit, disa shishe, ose siç njihen ballana të bardhë, të mbushur me qumësht dhe aty i shkruan një emër. Janë hiq më pak se dhjetë pika të tilla, që sheh këto ballana e shishe dhe banorët e dijnë se mundesh ta marrësh dhe pastaj t`ia kthesh pronarit dhe t`ia pagush. Pra nuk ka shitës, që rrinë aty, duke shitur.

Mbi 40 vjet, në Tërnoc të Madh, mundesh të blesh qumësht dhe shitësin nuk e sheh

Jemi mësuar të shohim apo kemi dëgjuar, se në Zvicër, mundesh të blesh shumë gjëra dhe nuk sheh shitës, por i lenë të hollat në një kasë të vogël. Blenë lule, mollë, patate, vezë, qumësht, qershi, luleshtrydhë, etj, etj, por kjo është edhe në Tërnoc. Merrë qumësht dhe pastaj ja paguan. Pra, nuk ka shitës, që rrinë duke pritur blerësin. Sa besim i madh nëmes veti. Kjo është për të përshëndetur. Folëm për këtë edhe me z.Rafet Ademi, një veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare, që jeton në vepron në Zvicër, edhe ai na argumentoi, se a sheh, se nuk ka shitës, e merr shishen apo ballanin dhe këtu shkruan një emër dhe nëse do ja dërgon të hollat, por kurrë nuk ka dëgjuar, se dikush nuk e paguan. Z.Ademi ndër të tjera na tha: „Në fshatin tonë është moti kjo që ndodh, mer qumësh dhe e paguan pastaj kur të ja kthehesh ballanin apo shishen. Janë afërsisht dhjetë pika të shitjes në këtë formë. Vërtet është interesante. Këtë e kam parë dhe e shoh në Zvicër dhe askund tjetër nuk e kam pa. Besimi tek fshatarët është i madh nëmes veti. Jemi unikë mes veti. Nëse merret një aksion menjëherë jemi aty, bashkë dhe vetëm bashkë. Tek ne ka besë, besa-besë. Njihemi shumë mirë me njëri tjetrin. Nëse do shkojmë në një shtëpi dhe e pyesim ndoj fshatarë, se sa vjet e shet qumështin në këtë formë, do të shohës, se hiq më pak se 40 vjet dhe kurrë nuk ka pasur probleme, ndoj here, janë ndërruar ballanat, por pastaj i kanë zgjidhur menjëherë. E pra, në fshatin tonë e sheh pak Zvicrën. Edhe pozita gjeografike është e mrekullueshme. Me plot fusha e shtëpi të mira. Për këtë që e shkruajta, apo e pash me sytë e mi, po e dëshmojmë edhe përmes fotove. Fotot tregojnë më shumë se ate që e shkrujta. Mjafton besimi nëmes veti dhe suksesi arrihet. Të veprosh në këtë mënyrë, shihet qartë me fakte, se është fshat zotnisë, fshat aristokrat, fshat me plot kuptimin e fjalës të njerëzve të mirë. Sa do të donim, që të shohim edhe politikën që zhvillohet atje të bashkuar nëmes veti e atëherë, do të ishim shembull edhe më i madh për të mirën e asaj ane. Tërnocas, ju lumtë!

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...