Shokon 24 vjeçarja: Jam në prag të martesës, por nuk ndaloj së bëri seks me kunatin tim...

Seksi

Shokon 24 vjeçarja: Jam në prag të martesës, por nuk ndaloj së bëri seks me kunatin tim...

Nga: Bota sot Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:25
Ilustrim

Një vajzë 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se në prag të martesës, ka filluar një aferë seksi me vëllain e të fejuarit të saj, dhe nuk e di se çfarë të bëjë, pasi ai i thotë se e do.

Rrëfimi i plotë i vajzës:

I fejuari im është burri më i mirë që mund të ekzistojë. Ai më do dhe më trajton si princeshë.

Ne jemi bashkë prej 4 vitesh dhe tani jemi të dy nga 24 vjeç.

Vitin e kaluar ai më dërgoi për fundjavë romantike në Paris dhe më propozoi. Unë pranova.

Ne shkonim mirë me familjet e njëri tjetrit dhe planifikuam të martohemi brenda dy vitesh.

Prindërit e tij festuan përvjetorin e artë të martesës para dy muajsh dhe organizuan një festë të madhe në një hotel.

Ishte një natë e mrekullueshme. Kishte ushqim shumë të mirë dhe shumë pije alkoolike.

Unë u deha dhe desha të shkoja në dhomë. I fejuari im ishte duke vallëzuar me nënën e tij dhe unë nuk desha ta pengoja, kështu që dola nga dhoma.

E gjeta dhomën tonë dhe sapo u futa, e kuptova se vëllai i tij po më ndiqte.

Ai më tha se u brengos për mua dhe vetëm donte të dinte nëse unë erdha mirë në dhomë.

Unë tashmë kisha rënë në shtrat. Më pas, nuk e di pse dhe si, e kam tërhequr edhe atë në shtrat.

Ne filluam të putheshim dhe bëmë seks, që ishte më i miri ndonjëherë. Ai është 20 vjeçar dhe beqar.

Ai më pas më tregoi se gjithmonë më ka fantazuar, që nga hera e parë që më ka njohur. Por unë i thash se unë e dua të fejuarin tim dhe ajo nuk duhet të ndodhë më kurrë.

Unë e mendova atë në ato momente, por nuk mund të ndaloja së menduari për të.

Ne filluam të shkëmbenim mesazhe dhe më pas filluam të takoheshim rregullisht dhe të bënim seks.

Ai thotë se më do dhe unë nuk e di se çfarë të bëj.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Ti je duke luajtur me zjarrin. Nëse vazhdon me këtë, herët apo vonë dikush do ta kuptojë.

Sigurisht që ti do ta humbësh të dashurin dhe e gjithë familja do të të urrejë.

Të bësh seks sekret dhe të jesh me të çdo ditë është krejtësisht ndryshe. E di që vëllai i të fejuarit të do, por gjërat do të jenë krejtësisht ndryshe për familjen.

Ti thua se e do të fejuarin tënd, kështu që jepi një shans marrëdhënies përpara se ta vrasësh atë.

A ke menduar se çfarë të ka shtyrë të futesh në këtë flirt? A është jeta juaj seksuale e shurdhër?

Ndalo me këtë që po bën dhe fokusohu në lidhjen tënde./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat