“Bëra seks me komshijen, tani ime shoqe nuk më lë të dal nga shtëpia” - Bota Sot
“Bëra seks me komshijen, tani ime shoqe nuk më lë të dal nga shtëpia”

Seksi

“Bëra seks me komshijen, tani ime shoqe nuk më lë të dal nga shtëpia”

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 22:17
Ilustrim

Një 37-vjeçar rrëfen tradhtinë ndaj të shoqes duke pohuar se bëri seks me fqinjën e tij e duke mos e fshehur se ishte një akt që e kishte çuar në “qiellin e shtatë”.

Por tradhtia u zbulua shpejt, pasi u kap nga e shoqja e cila pas kësaj që ndodhi, po bën atë që dhe i premtoi: Ia ka kthyer jetën në një “ferr”. E ka mbyllur në shtëpi, si në burg, duke mos e lënë të dalë që andej.

Burri në moshë të re e ka rrëfyer historinë e tij që noa.al jua sjell më poshtë të plotë, për të përditshmen britanike The Sun. Ai thotë se po e tregon këtë që i ndodhi sepse është duke vuajtur izolimin si në qeli.

“Unë dhe gruaja jemi moshatarë, 37 vjeç. Kemi dy vajza të shkëlqyera. Por që kur erdhi vajza jonë e dytë, jeta jonë seksuale praktikisht ishte bërë inezksitente dhe sherret mes nesh, të përditshme.

Gjithçka ndryshoi kur përballë me shtëpinë tonë erdhi një fqinjë e re, një femër 32 vjeçare.

Në një moment, më thotë se kishte probleme me lidhjen me internetin dhe unë u ofrova ta ndihmoj. Ndaj shkova në shtëpinë e saj dhe po kontrolloja linjën.

Ajo ishte super seksi. Me flokë të gjatë dhe kishte veshur xhinse të ngushta dhe një bluzë të bardhë. Kur mbarova punë, ajo më pyeti sa i detyrohesha por unë i thashë se nuk pranoja të merrja asnjë kacidhe. Atëherë ajo më ofroi një gotë verë. Nisëm të flisnim dhe kur erdhi momenti për t’u përshëndetur dhe po dilja, befas buzët tona u bashkuan.

Një pasion çasti na përfshiu dhe përfunduam duke bërë një seks fantastik në divan.

Kur u ktheva në shtëpi, ime shoqe më pyeti si vajti me internetin e komshijes. Unë i thashë që duhet të shkoja prapë nesër për ta rregulluar tamam. Kështu, ditën tjetër u riktheva te komshija. Por sapo kishim nisur sërish të bënim seks, shoh që ime shoqe qëndronte pas dritares dhe më shikonte gjithë ulërima. Hyri brenda dhe më nxorri jashtë shtëpisë duke klithur.

Me të hyrë në shtëpinë tonë, më flaku jashtë dhe për disa javë mbeta nëpër banesat e të njohurve të mij. Më pas pranoi të rikthehesha në shtëpi dhe po ashtu pranoi edhe ndjesën time. Por më vuri kushte. Tani, nuk më lë të dal fare nga shtëpia, as për të hedhur plehrat!

E pranoj, bëra një gabim të madh. Por tani po jetoj si në burg!”, përfundon rrëfimi i 37-vjeçarit londinez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...