“Në motel e skuqa çarçafin” - Bota Sot
“Në motel e skuqa çarçafin”

Seksi

“Në motel e skuqa çarçafin”

Më: 11 janar 2020 Në ora: 13:19
Ilustrim

Babai im ishte gjithmonë larg familjes, pasi punonte shofer në një firmë private dhe nuk e vriste shumë mendjen për mua, ndonëse interesohej shumë që vëllai të shkollohej. E, nëna punonte në një institucion shtetëror, derisa e larguan nga puna si tepricë teknologjike, siç thoshin në atë kohë.

Për nënën time mjaftonte të shkoja me rregull në shkollë, pra të mos mungoja, kurse a mësoja a jo, nuk i bënte edhe aq përshtypje.

Thënë shkurt, edhe si e re, pesëmbëdhjetë vjeçe, kisha probleme me shikim. Por, nëna nuk më dërgonte te mjeku, nga frika se ai do më jepte syze dhe do dukesha keq. “Syzet i banë kur të shkosh te burri”, më thoshte.

Dhe, erdhi koha kur nënën time e larguan nga puna, si tepricë teknologjike, siç në atë kohë.

Unë aso kohe isha 19 vjeçe. Nëna ngeli pa punë dhe familja ime ishte në vështirësi ekonomike, sepse rroga e babait ishte e vogël. Nëna më thoshte shpesh të dilja të nxirrja bukën time, por unë, e shkreta, nuk dija ç’mund të bëja, ku do punoja…

Vëllai më tha se dinte që kërkohej një punëtore në restorantin e atëhershëm “Pizza”. E quajtëm rast të mirë dhe shkuam të dy te restoranti. Ata të restorantit na pritën shumë mirë dhe vendosën të më mbanin në punë. Unë fillova punën në atë restorant, me një staf shumë të edukuar. Në restorant vinin intelektualë të ndryshëm, madje edhe politikanë e piktorë.

Si ma vuri syrin piktori?

Një mëngjes, kamerieri më solli një kapuçino dhe më tregoi se e kisha nga një zotëri që ndodhej aty. Ngrita sytë dhe pash një burrë rreth 50 vjeç, me flokë gjysmë të thinjur e pjesërisht të rënë në pjesët anësore të ballit, me trup paksa të trashë e të dhjamosur. Unë i thashë se nuk e njihja dhe ai më tha se ishte piktor.

Dhe, teksa fillova të pija kapuçinon e parë në jetën time, vëreja se burri rreth të 50-ave nuk m’i ndante sytë. Të nesërmen, si për çudi, ndodhi e njëjta histori. Ndërsa pija kapuçinon, burri në moshë më erdhi në tavolinë dhe m’u prezantua, më tha se ishte piktor nga Maqedonia. Më tha se unë isha vajzë shumë simpatike.

Më pyeti nga isha, për familjen dhe të tjera… Më tha se nëse kisha nevojë për ndonjë ndihmë, ai do të më vihej në dispozicion. M’u duk burrë me stil e mirësjellje dhe ndjeva se më kishte munguar komunikimi me një burrë…

Unë nuk i njihja dinakëritë e qëllimet e meshkujve, aq më pak të një burri në moshë, i cili ishte në moshë të babait tim.

Dhe, kafet me të filluan të bëheshin edhe më të shpeshta. Piktori filloi t’më bënte edhe komplimente e ftesa për të dalë së bashku. Unë hutohesha…

Teksa më kishte marrë një pasdite, filloi t’më thoshte se më dëshironte, se unë isha vajza që e emocionoja shumë, e frymëzoja…

Piktori më lutej të bëhesha e dashura e tij, duke më premtuar se do më bënte princeshë. U tregova e dobët dhe dola… Për herë të parë në jetën time iu drejtova një moteli dhe, tek ngjitja shkallët me një burrë të shtyrë në moshë, ndjeja sytë e njerëzve t’më qortonin…

Ah, ajo dhomë e motelit!

Kur u mbyllë dera e dhomës së motelit, ai filloi t’më prekte. Dridhesha tek më zhvishte. Ishte hera e parë që trupin tim të brishtë e prekte një mashkull. Më dolën lotët nga sikleti, nga mëkati që po bëja…

E, kur u ktheva në shtëpi, ende isha e skuqur në fytyrë, sytë më lotonin…

Të nesërmen, si gjithmonë, më priste te restoranti. E shikoja dhe ndjeja turp për atë që kishte ndodhur. Por, pas nja dy javësh, me ndihmën e tij u punësova në një ndërmarrje tjetër private, me pagë më të mirë. Në zyrë tash kisha kompjuter e internet dhe një ditë hapa një adresë msn dhe fillova të çatoja e të njihja shumë djem. Pas shumë bisedash në çat, pranova të dilja me një djalë të ri…

Dhe, pa menduar dy herë, u hodha në krahët e tij. Ishte një djalë i kulturuar, elegant, por kur i tregova për historinë time me piktorin plak, ai nuk pranoi dhe ma ktheu shpinën.

Burrin që takova mendova se ishte impotent!

Duke u përplasur në rrjedhat e lumit që më kishte përfshirë, takova rastësisht T.-në, një burrë i sjellshëm, por i turpshëm. Ishte i vetmi mashkull që nuk kërkonte të bënte seks me mua! Unë, në fillim, mendoja se mos ishte impotent.

Një ditë më tha se kishte qenë i martuar dhe kishte një djalë. Më tha se unë i pëlqeja shumë dhe se donte të martoheshim bashkë. Sa u lumturova!

Kur ua u thashë familjarëve të mi, të gjithë më shtynë që të martohesha me të. Por, gjithmonë ngurrova t’i tregoj të kaluarën time, sepse ai tashmë më dukej shpresa ime e vetme…

I trillova atij një histori të pafat me një fqinj timin dhe, ndoshta, më ka besuar. U martuam me nxitim, morëm një shtëpi me qira dhe filluam të ndërtonim familjen tonë të re.

Dhe, falë Zotit, mbeta shtatzënë me tim burrë. E, pas dy vjetësh bashkë, djali i tij i madh u bë me një vëlla të vogël, i cili është djali ynë i mrekullueshëm.

Por, gjithmonë mizën e kam pasur dhe ende e kam nën kapuç, siç thotë populli…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat