"Bëj seks të mrekullushëm me të dashurën time, por ajo së shpejti do të martohet, dhe..." - Bota Sot
"Bëj seks të mrekullushëm me të dashurën time, por ajo së shpejti do të martohet, dhe..."

Seksi

"Bëj seks të mrekullushëm me të dashurën time, por ajo së shpejti do të martohet, dhe..."

Nga: Bota sot Më: 20 prill 2020 Në ora: 08:47
Ilustrim

Jam duke bërë seks të mrekullushëm me një femër dhe jemi të dashuruar por ajo është e fejuar me një mashkull tjetër.

Ajo dëshiron ta lë atë, por nuk jam i sigurt se do ta bëj.

Ajo është 25 vjeqare dhe unë jam 26. Ne u takuam në ditëlindjen e kushëririt tim. I fejuari i saj punon me kushëririn tim, por nuk erdhi në ndejë dhe nuk e takova kurrë atë.

Ajo dhe unë kaluam një mbrëmje të mrekullushme. E pyeta atë nëse po i mungonte i fejuari që të ishte këtu, ajo tha: Jo fare.

Ne shkëmbyem numrat dhe unë u befasova kur mora një mesazh pak ditë më vonë kur ajo më ftoj për një pije.

Kjo u bë një gjë e rregullt dhe e kuptova se po dashurohesha në të.

Ajo më tregoj gjithqka për marrëdhënien e saj, përfshirë edhe atë që nuk kishin bërë seks për më tepër se një vit.

Kur i fejuari i saj shkoj larg në një festë, ne vendosëm të kalojmë vikendin bashkë.

Kaluam një kohë të mirë dhe sigurisht edhe fjetëm së bashku. Seksi ishte i mahnitshëm.

Pas asaj ne ishim të pandashëm dhe tani e takojmë njëri-tjetrin sa herë kemi mundësi.

Unë dua që ajo të ndahet nga i fejuari i saj. Por ajo më tha se duhet të martohet me të. Por kjo nuk ka kuptim për mua.

Ndihem e sigurt që familja e saj dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe është e qartë se ajo nuk është e kënaqur me të fejuarin e saj.

Ajo më tha se nëna e saj e ka pyetur atë pse nuk është e lumtur as e emocionuar për t'u martuar.

Unë dua ta bëj të lumtur atë dhe ta kaloj pjesën tjetër të jetës time me të.

Psikologia përgjigjet: Duket sikur e dashura juaj po ecën drejt dasmës së saj dhe po varros lidhjen tuaj për të bërë realitet marrëdhënien e saj me burrin e ardhshëm.

Nëse ajo është e pakënaqur tani, shanse që ajo të jetë e lumtur në martesë janë afër zeros.

Por nëse nuk jeni i kujdesshëm do të përfundoni si dashnor sekret edhe kur ajo është e martuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat