Çfarë është hakmarrja pornografike? - Bota Sot
Çfarë është hakmarrja pornografike?

Seksi

Çfarë është hakmarrja pornografike?

Më: 5 maj 2020 Në ora: 06:47
Ilustrim

Ky është një realitet i trishtë, sidomos në Itali, por edhe në gjithë Europën mbarë! Ndryshe njihet si "Revenge Porn" dhe tashmë cilësohet si një kërcënim global për të gjithë ata që mund të bëhen "viktima" të këtij fenomeni të rrezikshëm!

Pasi foto, videot private mund të shpërndahen lehtësisht në internet, sidomos ato intimet, termi "hakmarrje pornografike" po vë në lëvizje gjithë strukturat shtetërore, sidomos në Itali. Gjithçka konsiston në publikimin e momenteve, kryesisht ato të sferës seksuale, nga imazhet, tek videot dhe veprimet e ndryshme gjatë një praktike seksuale që portretizojnë imazhin tuaj plotësisht ose pjesërisht të zhveshur.

Kjo është "hakmarrja pornografike" ku fotot ose videot bëhen publike, pa e ditur nëse subjekti ka shprehur një dëshirë të qartë për shpërndarje apo jo! Rastet në të cilat prodhohet ky material janë të shumëfishta: mund të ndodhë që subjekti ka vendosur të dërgojë xhirimin ose videon për kënaqësi ekskluzive të partnerit ose bashkëshortit, ose së bashku ata kanë vendosur ta krijojnë atë video ose foto në një kontekst privat, ose në rastet më ekstreme ato janë regjistruar pa dijeninë e partnerit seksual.

Hakmarrja pornografike, çfarë është projektligji i Lëvizjes 5 Yje?

Ky fenomen është kthyer në një qasje të rrezikshme për shkak të përdorimit intensiv të rrjeteve sociale. Mundësia e përhapjes së imazheve në internet është bërë jashtëzakonisht e shpejtë për shkak të thjeshtësisë me të cilën çdokush mund të marrë ose të gjejë të dhëna të çdo lloji. Ekzistenca e rrjeteve sociale, me të cilat lidhet edhe mbrojtja e dobët e të dhënave personale nga përdoruesit e saj, e ka bërë shumë të lehtë shoqërimin e videove dhe fotove me identitetin e subjekteve.

Fenomeni kriminal u bë i njohur në Itali me rastin e Tiziana Cantones, një vajzë napolitane, e cila u bë viktimë, pas publikimit të videove rreptësisht personale. Megjithë dënimin në media të këtij qëndrimi, gjithnjë e më shumë njerëz janë viktima të "Revenge Porn", kjo është arsyeja pse Lëvizja 5 Yje ka vendosur të paraqesë një projektligj të veçantë që mbulon vakumin ekzistues legjislativ. Për momentin, viktimat e kësaj praktike mund të raportojnë fajtorët për shpifje ose shkelje të intimitetit.

Projektligji u propozua kohët e fundit në parlament dhe tani po shqyrtohet nga dhoma. Drafti i parë parashikon dënimin me burgim për këdo që boton në internet detaje pornografike në lidhje me një person që nuk ka shprehur pëlqimin e tij. Dënimi është më serioz nëse bashkëshorti ose personi i cili ka qenë i lidhur romantikisht me subjektin, ka ndarë materialin pornografik. Sanksionet monetare janë parashikuar edhe për ata që kanë kontribuar në shpërndarjen e materialit, ndërsa për ato më të rinjtë, nismat e trajnimit propozohen të edukohen për të respektuar privatësinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat