Kam një problem: E dashura ime kërkon të kryejmë marrëdhënie, por unë nuk mundem, jam i lodhur - Bota Sot
Kam një problem: E dashura ime kërkon të kryejmë marrëdhënie, por unë nuk mundem, jam i lodhur

Seksi

Kam një problem: E dashura ime kërkon të kryejmë marrëdhënie, por unë nuk mundem, jam i lodhur

Nga: D.B. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Një 23-vjeçar ka kërkuar ndihmën e psikologes ‘Deidre’ në rubrikën e prestigjiozes britanike ‘The Sun’. I riu mes tjerash ka treguar se ai është i dëshpëruar, pasi që nuk mundet ti plotësojë kërkesat seksuale të së dashurës së tij, pasi është i lodhur sa herë kthehet nga puna.

E dashura Deidre:

Jam 23 vjeç dhe jam i fiksuar me punën. Kjo duhet në rregull, por kur kthehem nga puna, jam aq i lodhur saqë nuk kam fuqi për të bërë dashuri me të dashurën time. Unë punoj në një kompani që merret me pronat dhe jam me fat që kam gjetur një punë të tillë. Kam të ardhura të mira, perspektivë të mirë dhe një makinë të bukur. E dashura ime është 24 vjeç, dhe ajo shpesh më pyet mua për seks, por unë jam shumë i lodhur dhe nuk mundem t’ia plotësojë çdo herë këtë dëshirë.

Ajo ankohet që unë nuk po e përmbushi mjaftueshëm në shtrat, madje shpesh edhe ankohet se do të më tradhtojë nëse nuk ia plotësojë dëshirat seksuale.

Përgjigja e Deidres:

Është e vështirë për të arritur ekuilibrin e duhur punë-jetë. Por nëse ju punoni shumë dhe nuk gjeni kohë për të bërë dashuri, rrezikoni të humbisni të fejuarën tuaj. Largohuni pak më shpejtë nga zyra të paktën dy herë në javë, dhe mundoheni t’ia kushtoni kohën të dashurës suaj, sepse edhe ajo ka nevojë për ju.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat