E zura shoqen e dhomës ‘mat’ duke bërë seks me të dashurin tim, çfarë të bëj tani?

Seksi

E zura shoqen e dhomës ‘mat’ duke bërë seks me të dashurin tim, çfarë të bëj tani?

Nga: D.B. Më: 4 gusht 2020 Në ora: 18:43
Foto Ilustrim

Një vajzë e re ka shokuar me historinë që ka rrëfyer për tabloidin britanik “The Sun” transmeton “ Bota sot”.Ajo ka treguar se si e kishte zënë mat shoqen e saj të dhomës, me të dashurin në shtrat duke bërë seks.

E dashura Deidre:

Këto ditë më ndodhi diçka që nuk mund ta harrojë kurrë. Unë një ditë prej ditëve e zura cimeren e dhomës, duke bërë seks me të dashurin tim në shtrat. Ata ishin mbi njëri-tjetrin, por unë kam qenë shumë e tronditur sa nuk kam mundur t’iu them asgjë atyre. Mendova se kisha një lidhje të mirë me të dashurin tim. Ne u lidhëm gjashtë muaj më parë. Unë jam 23 vjeçare dhe shpejt u dashurova me të dhe isha shumë e lumtur.

Ai është 27 vjeç dhe vetëm 4 muaj më parë, vura re se cimerja ime kishte ndryshuar. Ajo kishte shkuar në një klub për humbje peshe dhe humbi shumë peshë. Ajo filloi të mbante funde të shkurtra dhe bluza po ashtu të shkurtra. Ndryshoi stilin e saj të flokëve dhe grimohej më shumë se zakonisht. Kohën e fundit dukej shumë seksi. Një natë madje së bashku festuam edhe ditëlindjen e saj në shtëpinë ku po qëndronim ne.

Ajo dukej e mrekullueshme atë mbrëmje. Ne pimë disa pije më shumë, biseduam për një kohë, pastaj të gjithë shkuam në shtrat. U zgjova në mes të natës dhe kuptova se i dashuri im, nuk ishte në shtrat me mua. Mendova se ai duhet të kishte zbritur në katin e poshtëm për të marrë një gotë me ujë dhe shkova ta gjeja. E dëgjova zhurmën që vinte nga kuzhina  aty ku kishte fjetur shoqja ime atë natë, dhe sapo hapa derën pashë skenën erotike.

Ajo dhe i dashuri im ishin në divanin e vogël së bashku, dhe ishte e qartë se çfarë po bënin.

Unë ndihesha e lodhur dhe nuk mund të thosha asgjë. Pastaj u ktheva në shtratin tim. Ai e kishte lënë telefonin e tij pranë krevatit dhe vendosa të shihja se çfarë tjetër po bënte. Tekstet mes tij dhe shoqes sime të dhomës, treguan se ata ishin lidhur me javë. I tregova shoqes time tjetër të nesërmen, e cila po ashtu banon një kat më lartë, dhe ajo tha se kishte vënë re se ata rrinin bashkë, por kishte menduar se ishin vetëm miq dhe asgjë më shumë.

Unë nuk mund të besoj se ata ma kanë bërë këtë gjë mua. Ndihem e lënduar për veten time, pasi unë i kam dashur që të dy si persona dhe jam lënduar nga dy njerëz të dashur. Çfarë të bëj tash?

Përgjigja e Deidres:

Mbase i dashuri i juaj tashmë e di se çfarë ka bërë dhe do të ndal së mashtruari.

Tregoni shoqes suaj, se ju e dini se çfarë po ndodh mes tyre, dhe që ka bërë një gabim të madh. Nëse e doni ende të dashurin tuaj, faljani gabimin e bërë, por nëse jeni aq e mllefosur dhe ndiheni shumë e tradhtuar, mos ia falni kurrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat