Katër mite rreth seksit që nuk janë të vërteta

Seksi

Katër mite rreth seksit që nuk janë të vërteta

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 07:23
Foto Ilustrim

Ekspertët e seksit kanë treguar se nëse dëshirojmë ta nxjerrim më të mirën nga jetët seksuale, atëherë patjetër se duhet t’i harrojmë disa mite të vjetra.

Prandaj, më poshtë jua sjellim disa prej miteve më të zakonshme rreth seksit, të cilat nuk janë të vërteta.

1: Meshkujt mendojnë për seks çdo shtatë sekonda

Kjo është kundërshtuar nga studime të shumta.

Rezultatet tregojnë se meshkujt mendojnë për seks rreth 19 herë brenda dite, ndërkaq femrat 10 herë.

2: Pse bëjmë më shumë seks në pranverë

A nxehen gjërat në shtrat, kur nxehen temperaturat jashtë?

Ekspertët tregojnë se rreth viteve 1778 deri në 1940, shkalla e lindjeve ka qenë më e lartë gjatë dimrit – pra femrat kanë qenë të prira të mbesin shtatzënë gjatë muajve të fundit të pranverës dhe gjatë muajve të hershëm të verës.

Por, nga viti 1974 deri në vitin 1982, shkalla e lindjeve ka qenë më e lartë gjatë muajit gusht dhe shtator, duke nënkuptuar se shumica e femrave kanë mbetur shtatzënë gjatë muajve të dimrit – pra në nëntor dhe në dhjetor.

Në një eksperiment, 114 meshkujve iu është kërkuar t’i vlerësojnë çdo tre muaj fotografitë e fytyrave të femrave, gjokseve dhe trupave në bazë të asaj se sa joshëse janë.

Meshkujt kanë ndjerë më shumë epsh për gjokse dhe trupa gjatë muajve të dimrit.

3: Femrave nuk u pëlqejnë filmat pornografikë

Një anketim me 3,000 femra nga revista “Marie Claire” ka zbuluar se rreth 33% e femrave shikojnë filma pornografikë një herë në javë, ndërkaq 33% tjera shikojnë disa herë në muaj.

Nga të gjitha femrat e anketuara, 66% e femrave kanë pranuar se shikojnë filma pornografikë kur janë vetëm – pra e kanë bërë sepse kanë preferuar vet dhe jo për ta kënaqur partnerin.

4: Madhësia ka rëndësi

Dhurimi i kënaqësisë seksuale ka të bëjë më shumë me aftësitë e penetrimit sesa me madhësinë e penisit.

Një anketim me mbi gjysmë milioni njerëz ka treguar se 85% e femrave ndihen të kënaqura me madhësinë e partnerit të tyre. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat