Pasi mësova që jam shtatzënë, burri im më tradhtoi me një burrë

Seksi

Pasi mësova që jam shtatzënë, burri im më tradhtoi me një burrë

Nga: Bota sot Më: 3 qershor 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

E dashura psikologe: Vetëm pasi mësova se jam shtatzënë me fëmijën tim të parë, burri im më tradhtoi me një burrë.

Ai është 39 vjeqar dhe unë jam 35. Ne gjithmonë kemi pas dëshirë të kemi një fëmijë, por fillova të mendoj se nuk do të ndodhë kurrë.

Që kur mësova për shtatzaninë, mezi prisja t'i tregoja familjes dhe miqëve të mijë.

Burri im erdhi nga puna një javë më parë dhe dukej tmerrshëm. Mendova se dikush ka vdekur, por ai më tha të ulesha. Ai më tha se më ka tradhtuar dhe si ai ndihet keq.

Mendova se ishte ndonjë vajzë në punë, por ai më tregoi se ishte një djalë homoseksual në fshatn tonë. Ata janë miqë.

E dija që burri im kishte qenë me meshkuj të tjerë përpara, por mendoja se kishte mbetur në të kaluaren. Ai gjithmonë thotë se ndjenjat e tij si gay kanë qenë thjeshtë për pak kuriozitet.

Isha e shkatërruar. Ai u ulë në gjunjë dhe më tregoi se më do mua dhe tha se nuk dëshiron që kjo t'i ndryshoj gjërat. Por aty kishte gjithashtu diqka tjetër, ai kishte klamidinë, kështu që mund ta kem edhe unë.

Nuk mund të flas për këtë me familjen time sepse është shumë poshtëruese. Ai thotë se më do dhe nuk dyshoj në këtë, por a jam e mjaftueshme për të?

Tani të gjithë e dinë për shtatzaninë, si mund ta lë atë?

Psikologia përgjigjet: Kjo tradhti në një kohë kur jeni e pambrojtur, do të ju lë jashtëzakonisht të lënduar.

Por ju patjetër duhet të shkoni të testoheni për të parë nëse keni marrë ndonjë infeksion. Flisni me mjekun tuaj urgjentisht, kjo është shumë e rëndësishme për ju, pasi jeni shtatzënë./Bota sot

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat