“Po më përdor për seks, por unë…”/ 40-vjeçari i dëshpëruar për një të dashur, tregon se si fqinja i “mori mendjen”

Seksi

“Po më përdor për seks, por unë…”/ 40-vjeçari i dëshpëruar për një të dashur, tregon se si fqinja i “mori mendjen”

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 21:14
Ilustrim

Një 40-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” se si fqinja i “vodhi zemrën”. Por në vend që të jetë i lumtur, ai është shumë i dëshpëruar pasi ajo e përdor vetëm për kënaqësi seksuale dhe asgjë më shumë.

Ajo është divorcuar nga bashkëshorti dhe i ka treguar 40-vjeçarit pothuajse çdo gjë nga jeta e saj private në mënyrë që të gjejë pak ngushëllim për veten, por kjo situatë është bërë e padurueshme, sepse atij i kanë lindur ndjenja për të, sipas “The Sun”.

“Gruaja që jeton ngjitur me mua më përdor për seks. Po më bën të ndihem shumë keq, sepse ajo e ka bërë të qartë që nuk është e interesuar për mua, ndërsa unë kam zhvilluar ndjenja të vërteta për të.

Unë jam një djalë beqar, 40 vjeç dhe jetoj vetëm. Ajo është 45 vjeç dhe është e divorcuar. Ajo është tipi im, një zeshkane e imët, por ne nuk flisnim deri dimrin e kaluar, gjashtë muaj pasi ajo kishte ardhur të jetonte ngjitur me shtëpinë time.

Ajo erdhi për të marrë hua një ngrohës elektrik, pasi kaldaja e saj ishte prishur. E ftova për një gotë dhe e pyeta nëse ishte mirë. Për habinë time, ajo më foli për martesën e saj të dështuar, ish-in e saj dhe faktin që ai e kishte tradhtuar.

Ajo madje kërkoi këshillën time nëse duhej të pranonte ta takonte. Pas kësaj, ajo më besonte aq shumë sa m’i tregonte të gjitha problemet që kishte në jetën private.

Ngaqë jam kontabilist, e ndihmova edhe me taksat. Mendova se po afroheshim, edhe pse po të jem i sinqertë, ajo kurrë nuk më pyeti për gjë.

Kur e pyeta nëse donte të ishte e dashura ime, ajo ma tha hapur se i vinte keq, por nuk e tërhiqja seksualisht. U befasova shumë javën e kaluar kur më tha se të bënim seks bashkë.

Ne ishim ulur në divan. Isha shumë i lumtur që bëmë seks. Kjo ka ndodhur tri herë deri tani. Në ato momente, ajo sillet sikur jemi bashkë. Por sapo përjeton një orgazmë, ajo kthehet sërish në ‘komshijen time’.

Jam i hutuar dhe ndihem tmerrësisht keq. E di që jam duke u përdorur, por nuk mund ta mbaj veten. Është sikur të më ketë bërë magji.

Si ta ndaloj që të mos përfitojë më nga unë?”.

“Dear Deidre” thotë:

“Për sa i përket fqinjës suaj, duket se jeni ‘miq me përfitime’. Problemi është se ju nuk jeni pajtuar me këtë ide dhe duket sikur përfiton vetëm ajo.

Është e qartë që nuk doni të jeni lodra e saj dhe personi tek i cili gjen ngushëllim kur të tjerët e tradhtojnë apo nuk e kënaqin me marrëdhënie seksuale. Nëse është vërtet kështu, ju duhet t’i thoni asaj se kjo marrëveshje nuk po ju bën të lumtur. Ndaloni marrëdhënien seksuale dhe tregojini se nuk mund të jeni më shumë se shokë bashkë.

Duket sikur dëshironi një lidhje dhe ju meritoni të jeni me dikë që ju trajton me respekt dhe që është vërtet e interesuar për ju.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat