Rrëfimi i 48 vjeçares së dëshpëruar: Gjithë jetën beqare, tani jam dashuruar në doktorin tim, por...

Seksi

Rrëfimi i 48 vjeçares së dëshpëruar: Gjithë jetën beqare, tani jam dashuruar në doktorin tim, por...

Nga: B.S. Më: 2 shtator 2021 Në ora: 22:26
Ilustrim

Një grua 48 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është dashuruar në doktorin e saj, i cili është në të 30-tat, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se deri në këtë moshë ajo ka qenë çdoherë beqare dhe edhe pse do të donte të kishte fëmijë, ajo e di se tani një gjë e tillë nuk është e mundur.

Gruaja ka thënë se e di që mes saj dhe doktorit nuk mund të ketë asgjë dhe se ai së shpejti do të largohet nga vendi ku punon, por ajo thotë se e imagjinon veten me të dhe se do të dëshironte t’i bënte me të të gjitha gjërat që gratë e moshës së saj tashmë ka kohë që i kanë bërë.

Rrëfimi i plotë i gruas:

Është qesharake por nuk mund të ndalem së menduari për doktorin tim. Kam rënë në dashuri me të.

Ai është aq i sjellshëm dhe i vëmendshëm, në një mënyrë që asnjë burrë tjetër më parë nuk ka qenë i tillë. Ai është i dëgjueshëm dhe i kujdesshëm.

Unë jam një grua 48 vjeç dhe kam qenë gjithmonë beqare. Unë do të kisha dashur të kem fëmijë por jam e virgjër dhe e di që është shumë vonë për këtë.

E gjithë kjo dhe vetmia që ndjeva gjatë mbylljeve, më bëri të bëhem mjaft në depresion.

Biseda me mjekun tim më ndihmoi shumë.

Ai është një burrë rreth të tridhjetave dhe kishte aq shumë njohuri. Ndjej se mund t’i them gjithçka.

Unë nuk shoqërohem shumë, kështu që nuk flas vërtet me askënd tjetër.

Ai po e përfundon praktikën së shpejti dhe jam zemërthyer.

Unë fantazoj që ne të jemi bashkë si çift. E di që kjo nuk do të ndodhë kurrë dhe ai do të më harrojë sapo të largohet.

Koha po mbaron për mua. Unë thjesht dua të përjetoj të gjitha gjërat që një grua e moshës sime duhej t’i kishte bërë.

Përgjigja e psikologes:

Ky burrë të ka dhënë kohën dhe vëmendjen që ke pasur nevojë dhe natyrisht që ndihesh shumë e afërt me të.

Por, siç e kupton edhe ti, kjo marrëdhënie nuk mund të jetë më shumë se sa doktor-pacient.

Disa konsulta mund të të ndihmojnë mjaft ty. Nuk është vonë për të gjetur një lidhje dashurie për të mbushur zbrazëtinë në jetën tuaj.

Mundohuni të përfshiheni në aktivitete që ju interesojnë, ku do të bëni miq të rinj, gjithmonë baza më e mirë për romancë./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat