Përfitimet shëndetësore që merrni nga lakra

Shëndetësia

Përfitimet shëndetësore që merrni nga lakra

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Lakra është burim vitaminash e molekulash antioksiduese, përdorimi i saj prej vitesh për përmirësim të shëndetit, e ka bërë atë ndër ushqimet më të preferuara kur është fjala për mirëmbajtjen e organizimit, dhe rritjen e imunitetit.

Lakra është një ndër ushqimet kryesore e cila ka një ndikim të dukshëm në sëmundjet tumorale. Lakra kufizon rrezikun e tumorit në shtyllën kurrizore.

Lëngu i shtrydhur i lakrës së zezë këshillohet për shërimin e ulçerës gastroduodenale dhe të kolitit ulceroz.

Një gjethe lakre e shtrirë me hekur dhe e vakët mbi ulçerën flebite ndikon në shërimin e saj të shpejtë. Por mbi të gjitha me lakrën ne mund të luftojmë sëmundjet e vogla të përditshme, që nga gripi e deri te bronkiti i duhanpirësve.

Pak lakër në vaktin tuaj asnjëherë nuk është e dëmshme, kjo vlen për të gjitha moshat, po ashtu preferohen si lakra e freskët, ashtu edhe ajo turshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat