Rriten shpresa për miliona pacientë me kancer: Shkencëtarët shumë afër ilaçit shërues

Shëndetësia

Rriten shpresa për miliona pacientë me kancer: Shkencëtarët shumë afër ilaçit shërues

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Një trajtim i ri për kancerin, i cili i shfrytëzon qelizat e imunitetit nga të huajt mund t’i shpëtojë miliona jetë të pacientëve me kancer në të ardhmen, thonë shkencëtarët.

Ky trajtim, ende në fazat e hershme, do t’ua forcojë sistemin e imunitetit pacientëve, ndërsa njëkohësisht do t’i shmang efektet anësore toksike, siç janë ato që shkaktohen nga kimioterapia.

Ekipi i Institutit Francis Crick në Londër tani duan t’i hapin ‘bankat’ e para të imunitetit, ku do të ruhen qelizat që njihen si ‘Vrasësit Natyralë’.

Kjo do t’u mundësojë onkologëve që të porosisin një grumbull qelizash të imunitetit, e pastaj ato të dërgohen në klinika brenda pak orëve dhe të injektohen në pacientë.

Posa futen në trup, këto qeliza i bashkojnë forcat me sistemin e imunitetit të vetë pacientët dhe e luftojnë tumorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat