Obeziteti shton tumoret! Studimi: Në SHBA, më shumë raste vitet e fundit - Bota Sot
Obeziteti shton tumoret! Studimi: Në SHBA, më shumë raste vitet e fundit

Shëndetësia

Obeziteti shton tumoret! Studimi: Në SHBA, më shumë raste vitet e fundit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 09:34
Foto Ilustrim

Llojet e kancerit të lidhura me obezitetin po rriten me një ritëm shumë më të shpejtë sesa në brezat e mëparshëm në Shtetet e Bashkuara.

Shoqata amerikane e kancerit thotë se shtimi i mbipeshës në këto 40 vite mund të ketë rritur rrezikun e kancerit te brezat e rinj dhe paralajmërojnë se problemi kërcënon të përmbysë përparimin e arritur së fundi ndaj sëmundjes së rëndë.

Kjo shoqatë ka studiuar miliona të dhëna shëndetësore, nga viti 1995 deri në 2014-n, duke i botuar studimet e saj te “The Public Health Lancet. Dekadat e fundit, provat që e lidhin kancerin me obezitetin janë shtuar ndjeshëm.

Studiuesit kanë zbuluar se rastet e prekura, nga 6 prej 12 kancerave të lidhura me obezitetin, ai i zorrës së trashës, qafës së mitrës, i fshikëzës së tëmthit, veshkës, pankreasit, dhe një kancer gjaku (mikloma e shumëfishtë), janë shtuar veçanërisht te personat nën 50 vjeç.

Studiuesit mendojnë se ky trend lidhet me rritjen e shpejtë të obezitetit, pasi brezat e rinj në mbarë botën po përballen tani me një ekspozim të parakohshëm dhe më afatgjatë ndaj rreziqeve të mbipeshës.

Por, si mund të lidhet shëndeti i tepërt me kancerin? Ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje në lidhje me këtë, megjithatë shkencëtarët deri tani kanë një teori kryesore. Qelizat e dhjamit sipas tyre krijojnë hormone shtesë dhe faktorë të rritjes. Këto të fundit i tregojnë qelizave në trup të ndahen më shpejt, çfarë shton mundësinë e prodhimit të qelizave kancerogjene, të cilat mund të vazhdojnë të ndahen dhe të shkaktojnë tumore

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...