Studimi në Danimarkë: Lidhja ndërmjet vaksinës MMR dhe autizmit nuk ekziston

Shëndetësia

Studimi në Danimarkë: Lidhja ndërmjet vaksinës MMR dhe autizmit nuk ekziston

Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:32
Ilustrim

Vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (vaksina MMR) nuk shkakton autizëm, sipas një studimi të madh të kryer në një përpjekje për të qetësuar njerëzit të cilët shprehin dyshime ndaj saj, shkruan gazeta britanike "Guardian".

Studimi, i botuar në revistën "Annals of Internal Medicine", është kryer nga shkencëtarët danezë, të cilët vëzhguan 6.517 raste të autizmit, në mesin e 650.000 fëmijëve të regjistruar në Danimarkë, të cilat janë monitoruar deri në 10 vjet.

Shkencëtarët kanë trajtuar komente specifike lobimi kundër vaksinimit, të tilla si pretendimin se grupe të caktuara të fëmijëve të prirë për autizëm si shkak i vaksinës MMR.

Studiuesit vëzhguan binjakët, njëri prej të cilëve kishte autizëm, si dhe binjakët me një faktor rreziku të rritur të autizmit, siç janë prindërit më të vjetër.

Ata gjithashtu kontrolluan për më shumë raste të autizmit mes fëmijëve që morën vaksina të tjera para vaksinës MMR.

Kundërshtarët e vaksinës MMR pohuan gjithashtu se ekzistojnë të ashtuquajturit "grumbuj" të formës regresive të autizmit të shkaktuar nga vaksinimi.

Të gjitha këto teori janë analizuar në studim dhe doli të jetë e gabuar, thotë Ander Peter Hvid nga Instituti “Statens Serum” në Kopenhagë.

“Nuk gjetëm dëshmi për të mbështetur hipotezën e rritjes së rrezikut të autizmit pas vaksinimit MMR në mesin e fëmijëve danezë në tërësi, as dëshmi të hipotezës se vaksina MMR shkakton autizëm në nëngrupet e ndjeshme për shkak të faktorëve të rrezikut si mjedisi dhe familja, dhe asnjë dëshmi për akumulimin e grupeve të rasteve të autizmit në periudha të caktuara pas vaksinimit MMR”, thuhet në dokument.

Në vitin 1998, Andrew Wakefield, një ekspert në gastroenterologji, shfaqi teorinë për lidhjen e vaksinës MMR dhe paraqitjes së autizmit, dhe përfundimisht atij iu ndalua të punojë si mjek dhe u dëbua nga Shoqata e Mjekëve të Anglisë.

Ndryshe, simptomat e autizmit zakonisht ndodhin në kohën e vaksinimit, kur fëmija është ndërmjet 12 dhe 15 muajsh, i cili shërbeu si një nga bazat e kësaj teorie shkatërruese.

Teoria e tij është diskredituar, por dyshimi për sigurinë e vaksinës vazhdon të përhapet në rrjetet shoqërore.

“Mbaj mend edhe Donald Tramp në fushatën presidenciale disa vjet më parë shkroi në Twitter se vaksinat shkaktojnë autizëm”, tha Ander Peter Hvid nga Instituti “Statens Serum” në Kopenhagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat