Gratë nuk duhet ta pinë këtë pije, rrezikojnë të vdesin më herët

Shëndetësia

Gratë nuk duhet ta pinë këtë pije, rrezikojnë të vdesin më herët

Më: 18 mars 2019 Në ora: 22:11
Foto ilustruese

Krahasuar me gratë që pinin pije me sheqer më pak se një herë në muaj, ato që konsumonin këto lloj pijesh dy herë në ditë kishin 63% rritje të rrezikut të vdekjes së parakohshme, sipas një studimi të publikuar të  hënën në revistën ‘Circulation’, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, burrat që bënë të njëjtën gjë kishin një rritje prej 29% të rrezikut.

Shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në kërkimin e ri ishte sëmundja kardiovaskulare, e ndjekur nga kanceri, kryesisht i zorrës së trashë dhe gjirit, sipas studimit.

Një studim i ngjashëm i publikuar muajin e kaluar, bazuar në Iniciativën e Shëndetit të Grave, një studim afatgjatë kombëtar, gjeti një lidhje në mes pirjes së dy ose më shumë pijeve artificiale të ëmbla në ditë dhe rritjes së rrezikut të goditjeve, sulmeve të zemrës dhe vdekjeve të parakohshme tek gratë mbi 50 vjeç.

Të dy studimet tregojnë një lidhje midis pijeve me sheqer dhe rrezikun e vdekjes së grave, tha Yasmin Mossavar-Rahmani, profesoreshë e asociuar në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Shëndetit të Popullsisë në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat