Si funksionojnë ‘stolitë’ kontraceptive?

Shëndetësia

Si funksionojnë ‘stolitë’ kontraceptive?

Më: 30 mars 2019 Në ora: 07:44
Ilustrim

Hulumtuesit e Institutit te Teknologjisë në Gjeorgji kanë zhvilluar teknika të kontraceptivëve përmes disa ‘stolive’ të cilat mund të vendosen në formë të vathëve, orave apo unazave.

Fashat që përmbajnë hormone vendosen në një pjesë të stolive ku mund të vihen në kontakt direkt me lëkurën. Sipas një zbulimi të publikuar nga revista Journal of Controlled Release, testet e para kanë sugjeruar që këto stoli do të jenë në gjendje të funksionojnë si kontraceptive të vërtetë dhe përbajnë hormone të nevojshme për të funksionuar si një tabletë kundër shtatzënisë.

“Sa më shumë zgjidhje të kontraceptivëve që zbulohen, aq më shumë njerëzit do të kenë mundësi të mbrohen dhe të parandalohen shtatzënitë e padëshiruara”, tha Mark Prausnitz, profesor në Shkollën e Shkencave Biomolekulare, shkruan BBC.

Ky zbulim së pari u testua në kafshë, përkatësisht në veshët e derrave përpara se të aplikohet në njerëz. Shkencëtarët i vendosën këto fasha në derra për 16 orë, derisa hormonet u absorbuan nga lëkura e tyre.

Ky studim u bë pak kohë përpara se shkencëtarët të tregojnë për një tabletë kontraceptive, e cila mund të merret nga meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat