Zbulohet kundërhelmi për helmin më vdekjeprurës në botë

Shëndetësia

Zbulohet kundërhelmi për helmin më vdekjeprurës në botë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 17:24
Ilustrim

Shkencëtarët australianë besojnë se kanë gjetur një antidot kundër qenies më të helmueshme në botë, akset e detit, një lloj meduze e cila paraqet frikë të madhe për banorët e Oqeanit Indian dhe Paqësorit.

Shkencëtarët në Universitetin e Sidneit po përpiqen të kuptojnë mënyrën e funksionimit të helmi të meduzës australiane Chironex fleckers që mund të vrasë deri në 60 njerëz dhe të shkaktojë dhimbje të tmerrshme.

Vetëm një pickim i kësaj meduze shkakton dhimbje të padurueshme dhe nekrozë të lëkurës, dhe nëse sasia e helmit është e madhe pason sulmi në zemër dhe vdekja.

Një ekip shkencëtarësh ka zbuluar se ky helm ka nevojë për kolesterol për të vrarë qelizat njerëzore. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të testojnë kolesterolin ekzistues dhe të shohin nëse ata do të bllokojnë helmin.

Testet janë kryer në minj dhe qelizat njerëzore, dhe u zbulua se ilaçi parandalon nekrozën dhe dhimbjen nëse zbatohet brenda 15 minutash.

Shkencëtarët shpresojnë të krijojnë kremin ose sprejin, i cili do të neutralizojë pickimet, prej të cilave çdo vit vdesin dhjetëra njerëz, derisa mijëra të tjerë përfundojnë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat