Obeziteti ndikon keq në tru, fakte që duhet t’i dini

Shëndetësia

Obeziteti ndikon keq në tru, fakte që duhet t’i dini

Më: 4 maj 2019 Në ora: 06:35
Ilustrim

Edhe në statistikat e institucioneve botërore, vihet re një shtim i personave obezë në të gjithë botën.

Por duhet të dini se obeziteti ka ndikime edhe në trurin tuaj. Këtë lidhje po e studiojnë edhe shkencëtarët.

Ata zbuluan se mund të shkaktohen probleme mendore për shkak të dietës së varfër ushqimore.

Studiuesit botuan një studim të kryer nga “Leiden University Medical Center” që gjeti një lidhje midis obezitetit rreth zonës së stomakut dhe madhësisë më të vogël të trurit, në mënyrë specifike, vëllimin e lëndës gri.

Ata zbuluan se niveli i lartë i dhjamit në trup lidhet me diferencë në formën dhe strukturën e trurit, përfshirë edhe rënie të volumit të lëndës gri.

Në fillim të këtij viti u bënë kërkime të tjera që lidheshin me obezitetin dhe shfaqjen e problemeve mendore, të cilat dolën edhe në studimin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat