Si të mos sëmureni shpesh?

Shëndetësia

Si të mos sëmureni shpesh?

Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:35
Ilustrim

A e keni gripin për çdo vit? A keni dëgjuar për ata njerëz që nuk sëmuren kurrë? Si ia bëjnë? Nuk ka të bëjë me gjenetikë por ata me siguri i ndjekin këto këshilla:

Kufizoni kaloritë

Nëse nuk keni pasur arsye të mbani dietë, tani keni. Studimet tregojnë se ata që hanë 25% më pak sesa normalja rrallëherë sëmuren. Niveli i kolesterolit, triglicerideve dhe shtypjes së gjakut do të ulen dhe si rezultat do të jeni më të shëndetshëm.

Merrni vitamina

Para se ta bëni këtë, këshillohet që të flisni me një mjek. Çfarë vitamina dhe lëndë ushqyese ju mungojnë? Mjeku do të dijë çfarë t’ju rekomandojë. Dieta që është e pasur me vitaminat A, C, D si dhe me hekur dhe zink do ta përmirësojë dukshëm sistemin tuaj imunitar.

Dilni jashtë

Jeni ndjerë ndonjëherë sikur gjithçka që ju duhet është pak ajër i pastër? Në këto raste trupi juaj po ju tregon saktësisht se çfarë i duhet. Ju jep një pushim nga të gjitha mikrobet brenda dhe ju bën të lëvizni. Gjeni një arsyetim që të dilni jashtë. Shëtiteni qenin, lani veturën, shkoni në piknik, kositni barin vetëm që ta thithni pak ajër të pastër.

Ushtroni

Ushtrimet e përforcojnë sistemin tuaj imunitar, ju ndihmojnë me humbjen në peshë, inflamacionin dhe me luftimin e sëmundjeve. Kur bëhet fjalë për përmirësimin e imunitetit, ushtrimet i shtojnë qelizat e bardha të gjakut të cilat i luftojnë bakteriet dhe viruset.

Hani shëndetshëm

Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë? Hani më pak ushqime të përpunuara. Ushqyerja e duhur do ta forcojë trupin tuaj. Pini mjaftueshëm ujë dhe mundohuni të hani ushqime organike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat