Studimi: 80% e antibiotikëve të përshkruar nga dentistët janë të panevojshëm

Shëndetësia

Studimi: 80% e antibiotikëve të përshkruar nga dentistët janë të panevojshëm

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Dentistët përshkruajnë 10 për qind të të gjithë antibiotikëve në SHBA – një nga normat më të larta të çdo specializmi mjekësor.

Por sipas një studimi të ri, 80 përqind e tyre janë të panevojshëm.

Studimi nga hulumtuesit e Çikagos, botuar në revistën JAMA Network Open, është përpjekja e parë për të vlerësuar se si dhe ku dentistët po e përshkruajnë këto barna.

Sipas hulumtimit të ri të udhëhequr nga Suda, profesor i asociuar në Universitetin e Illinois, Çikago, Kolegji i Farmacisë, jo të gjithë antibiotikët janë të përditësuara në udhëzime.

Ekipi i saj ka analizuar 168,420 vizita dentare dhe recetat e tyre, krahasuar me mesataren kombëtare të atyre që, në mënyrë proporcionale, duhet të përshkruhen antibiotikë.

Ata zbuluan se 81 për qind e recetave nuk përputheshin me udhëzimet kombëtare të SHBA-ve.

Antibiotikët më të përshkruar ishin klindamicina, ngase ky është antibiotiku më i zakonshëm i lidhur me infeksionet C. difficile, të cilat sulmojnë rreshtën e zorrëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat