Prostata burim i depresionit

Shëndetësia

Prostata burim i depresionit

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 13:19
Ilustrim

Trajtimi i hormoneve mund të ndihmojë në kontrollin e kancerit të prostatës, por gjithashtu mund të rrisë rrezikun e depresionit, sugjeron një studim i ri.

Duke pasur parasysh se hormonet mashkullore të tilla si testosteroni stimulojnë rritjen e tumoreve të prostatës, medikamentet që përdoren për të ulur prodhimin e hormoneve përdoren për të trajtuar kancerin e prostatës.

Duhet të theksohet se përdorimi i tyre mund të çojë në efekte të rënda anësore, të tilla si mos mbajtja dhe impotenca.

Ky hulumtim ka treguar se meshkujt që janë në terapinë hormonale pas heqjes së prostatës, kanë 80 për qind rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit krahasuar me pacientët e tjerë.

Ndryshe, shumë njerëz me kancer bien në depresion, veçanërisht për ata me kancer të prostatës, pasi trajtimi shpesh ndikon në funksionin e tyre seksual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat