Testimet e reja premtuese për zbulimin e kancerit të prostatës

Shëndetësia

Testimet e reja premtuese për zbulimin e kancerit të prostatës

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:13

Një test i ri eksperimental i urinës mund të zbulojë nëse njerëzit me kancer të hershëm të prostatës kanë nevojë për terapi agresive apo mund të lirohen pa u trajtuar por të monitorohen, thonë studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Testet e tanishme të gjakut të PSA-së nuk mund ta bëjnë këtë, që do të thotë se shumë burra kalojnë nëpër trajtime dhe testime të panevojshme.

Testimet me urinë për rreziqet e kancerit të prostatës (PUR) kërkon shenja gjenetike për të dhënë një vlerësim më të saktë.

Testimet në 537 pacientë sugjerojnë se mund të listohen burrat me më shumë rrezikshmëri.

Kjo është një nga një numër testesh të reja – duke përfshirë edhe ato me urinë, si dhe analizat e gjakut dhe skanimet – që shkencëtarët janë duke ndjekur për të përmirësuar zbulimin e kancerit të prostatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat