Testi që zbulon kancerin dhe 400 sëmundje të tjera në 7 minuta - Bota Sot
Testi që zbulon kancerin dhe 400 sëmundje të tjera në 7 minuta

Shëndetësia

Testi që zbulon kancerin dhe 400 sëmundje të tjera në 7 minuta

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Kanceri dhe shumë sëmundje të tjera mund të zbulohen nga një teknologji revolucionare që pritet të hyjë në përdorim pas dy viteve. Përmes një pajisje që kryhet testi i frymëmarrjes, mund të zbulohet nëse pacienti vuan nga kanceri. Pajisja siguron një diagnozë shumë të saktë dhe rezultalti del pas 7 minutash.

Kanceri i mushkërive do të jetë objektivi i parë i kësaj pajisje, por ekspertët thonë se mund të identifikohen edhe 400 sëmundje të tjera. Kjo teknologji është aktualisht në fazën e testimit laboratorik në Britani të Madhe, dhe nëse studimet shkojnë sipas pritshmërive, do të jetë në funksion pas dy vitesh. Pacientët fryjnë tek kjo pajisje dhe analizimi i frymëmarrjes transmetohet në një kompjuter qëndror të teknologjisë së lartë.

“Është më e ndjeshme se hunda e një qeni”, tha Doktor Glyn Hiatt-Gipson. Gjatë ekzaminimit, pacientët do të marrin frymë përmes kësaj pajisje për 1 minutë, kohë e mjaftueshme për të analizuar nëse janë të prekur nga ndonjë sëmundje. Dhe brenda 7 minutave del diagnoza, kur në kushtet aktuale duhen javë për të marrë analizat e testeve mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat