Studim: Gratë më të rrezikuara të preken nga Alzheimer

Shëndetësia

Studim: Gratë më të rrezikuara të preken nga Alzheimer

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Shkencëtarët thonë se mund ta kenë zbuluar se pse gratë kanë më shumë gjasa se burrat për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimer.

Gjithnjë është menduar se gratë që jetojnë më gjatë se burrat ishte arsyeja.

Por, kërkimet e reja të paraqitura në një konferencë ndërkombëtare sugjerojnë se kjo nuk është e tëra.

Dallimet në lidhjen e trurit dhe gjenet specifike të lidhura me seksin mund të shpjegojnë numrat, thonë studiuesit.

Shumica e njerëzve që jetojnë me Alzheimer – shkaku më i zakonshëm i çrregullimeve mendore – janë femra.

Studiuesit nga Qendra Mjekësore e Universitetit Vanderbilt analizuan skanimet e truri të qindra burrave dhe grave, duke parë modelin e një proteine të quajtur tau.

Një nga karakteristikat e Alzheimer-it është krijimi i proteinave të quajtur tau dhe amiloid në tru. Kur formojnë grumbuj toksikë, të ngatërruar, kjo bën që qelizat e trurit të vdesin, duke çuar në probleme të memories.

Hulumtuesit gjetën dallime midis gjinive në atë se si u përhap tau në rajone të ndryshme të trurit.

Gratë duket se kanë lidhje më të mirë midis rajoneve ku rritet proteina tau – dhe kjo kishte implikime për trurin, tha studimi.

Me këtë lidhje më të lartë, truri i grave mund të jetë në rrezik për përhapjen më të shpejtë të tau – dhe të dëmtimit të aftësive njohëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat