Negativiteti dobëson sistemin imunitar - Bota Sot
Negativiteti dobëson sistemin imunitar

Shëndetësia

Negativiteti dobëson sistemin imunitar

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:35
Ilustrim

Fizika kuantike e ka afirmuar këtë prej kohësh: qelizat e trupit tonë thithin energji dhe reagojnë ndaj ndikimeve dhe mendimeve të jashtme. Në fakt, shpesh ndodh që shumë njerëz bien ose sëmuren pasi kanë vuajtur brenga serioze.

Shpesh kriza ekonomike, sëmundjet apo mashtrimet i shtyjnë njerëzit të jenë të trishtuar, duke hyrë kështu në një vorbull negativiteti që i pengon ata t’i shikojnë gjërat në mënyrë objektive. Ata që përballen me situatat e stresit ose depresionit mund të kenë momente rrënjësore dhe rënie të papritur fizike: shëndeti ynë është i lidhur ngushtë me sistemin imunitar, kështu që nëse ky i fundit nuk është mjaft i fortë, rezistenca jonë ndaj ndonjë sëmundjeje do të jetë më pak.

Por çfarë ndodh?

Qelizat e trupit tonë reagojnë ndaj çdo gjëje që thotë mendja dhe sa herë që hasim vështirësi, duhet të përpiqemi të miratojmë një qëndrim pozitiv dhe ta shohim gotën gjysmë plotë, sepse kjo na ndihmon që të kemi një marrëdhënie të mirë me të tjerët.

Çfarë duhet të bëni?

Së pari ne duhet të mendojmë për atë që na sjell në humor të mirë (për shembull, një film ose një këngë) diçka që mund të na bëjë të kujtojmë një moment të bukur; le të ndalojmë së ankuari dhe t’i shqyrtojmë problemet nga një perspektivë tjetër, sepse ankesat e shumta nuk na  ndihmojnë për t’i zgjidhur ato! Ne duhet të themi JO kur nuk duam të bëjmë diçka dhe PO, kur diçka mund të na shpërblejë, pa pasur frikë se mos nuk jemi në gjendje ta bëjmë atë. Ne duhet të ëndërrojmë, të imagjinojmë…, vetëm kjo gjë na sjell në humor të mirë!

Ju duhet ta shihni jetën me ngjyra për të përballuar momentet e errëta në një mënyrë më serioze dhe madje edhe sistemi imunitar do të fitojë: pasi njerëzit optimistë shërohen më shpejt dhe sëmuren më pak!

Është e qartë se të jesh pozitiv nuk do të thotë të kesh një entuziazëm të pakontrolluar… të jesh pozitiv do të thotë thjesht të përballosh vështirësitë, me dëshirën për t’ia dalë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...