Fakte rreth vaksinave - Bota Sot
Fakte rreth vaksinave

Shëndetësia

Fakte rreth vaksinave

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Ekzistojnë 14 vaksina të ndryshme që rekomandohen për fëmijët midis lindjes dhe moshës gjashtë vjeçare.

Këtu përfshihen vaksinat për difterinë, pertusin, tetanozin, gripin, fruthin, shytat dhe rubeolën.

Për më shumë se 100 vjet, ka pasur mosmarrëveshje publike në lidhje me vaksinat bazuar në çështje të tilla si të drejtat individuale, liritë fetare, mosbesimi ndaj qeverisë dhe efektet që vaksinat mund të kenë në shëndetin e fëmijëve.

Përjashtimet nga vaksinat bien në tre kategori të përgjithshme: mjekësore, fetare dhe filozofike.

Sa i përket SHBA-ve mbulimi i imunizimit mesatar për vaksinat e kërkuara nga shteti ishte afërsisht 94.3% për fëmijët që hyjnë në kopësht gjatë vitit shkollor 2017-2018, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Që nga korriku 2019, 45 shtete dhe Rrethi i Kolumbisë lejojnë përjashtime fetare nga vaksinat, dhe 15 shtete lejojnë përjashtime filozofike (jo shpirtërore).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...