Këto janë ushqimet që na shëndoshin më shumë dhe që duhet t'i shmangim - Bota Sot
Këto janë ushqimet që na shëndoshin më shumë dhe që duhet t'i shmangim

Shëndetësia

Këto janë ushqimet që na shëndoshin më shumë dhe që duhet t'i shmangim

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:16
Ilustrim

Jo vetëm patatet e skuqura dhe akulloret, ka edhe plot ushqime të tjera që shkaktojnë shtim në peshë. Ne duhet të njohim ushqimet që na bëjnë të marrim peshë shpejt dhe nëse misioni ynë është që të dobësohemi, atëherë është e rëndësishme që ne t'i kuptojmë e t'i njohim ato, për t'i shmangur sa më shumë. Duke bërë dallimin midis ushqimeve të shëndetshme dhe ato më pak të shëndetshme, ne dimë të orientohemi sipas nevojave tona.

Cilat ushqime na bëjnë të shëndoshemi shpejt?

Ka shumë ushqime që ju shtojnë yndyrën në fizikun dhe organizimin tuaj, ndaj duhet të tregojmë kujdes të madh nëse duam të ruajmë linjat. Një nga ushqimet më të këqija janë patatet e skuqura. Më të dëmshmet janë ato të ushqimit të shpejtë, të skuqura në vaj të ndenjur, por edhe ato të skuqura në shtëpi me vaj ulliri janë dëmshme, por më të kufizuara në dëmin e tyre. Natyrisht, të gjitha ushqimet e tjera të skuqura gjithashtu janë të shëndetshme ose jo dietike.

Të këqija për peshën tuaj janë gjithashtu edhe pijet e gazuara dhe të sheqerosura, siç janë Coca Cola dhe Fanta, të cilat bëjnë që niveli i glukozës në gjak të rritet. Po mishi, a krijon dhjam? Mishi i kuq është me shumë yndyrë dhe i konsumuar tepër ndikon negativisht në peshë dhe nivelin e kolesterolit. Shmangni të gjitha yndyrat e kafshëve, para së gjithash gjalpin, por edhe majonezën. Edhe orizi, makaronat të shëndoshin. Gjithashtu ëmbëlsirat, akulloret, duhet të konsumohen me pakicë.

Qëndroni larg pijeve joalkoolike të gazuara, si edhe lëngjët e frutave që nuk i shtrydhni vetë në shtëpi, por i blini në supermarket. Buka dhe makaronat shpesh rekomandohen për të zëvendësuar ato të bëra nga mielli i bardhë. Fatkeqësisht, ato edhe pse janë industriale shpesh nuk janë 100% integrale, por prodhohen me miell 0 dhe një derivat krundeje, të cilat rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Më në fund, kini kujdes nga soja, e cila shpesh nuk është organike dhe modifikohet gjenetikisht. Për më tepër, përmban estrogjene, përgjegjës për pabarazitë hormonale që ju shkaktojnë yndyrë dhe shtim në peshë.

Çfarë duhet të hamë për t'u dobësuar?

Ju tashmë e keni kuptuar se gabimi më i rëndë që mund të bëni është të hidhni veten rastësisht në ushqime që ju shijojnë për momentin, por ju bëjnë të fitoni peshë. Përkundrazi! Ajo që duhet të bëni është që të favorizoni karbohidratet komplekse dhe jo sheqernat e thjeshta (pra makarona dhe bukë sesa ëmbëlsirat), yndyrnat e pangopura në krahasim me yndyrnat e ngopura (vaj ulliri ekstra i virgjër dhe jo gjalpi), dhe më pas t’i jepet hapësirë e bollshme proteinave, të hahen bishtajore, vezë, drithëra, etj. Përveç frutave dhe perimeve, këshillohet të hani mish të bardhë dhe peshk 2/3 herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...