Luftoni ftohjen me kos - Bota Sot
Luftoni ftohjen me kos

Shëndetësia

Luftoni ftohjen me kos

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Këtë dimër, ekziston një shans i mirë që mund të kërkoni gjithçka për të shpëtuar veten nga një ftohje e bezdisshme, e vazhdueshme dhe ndonjëherë edhe e keqe.

Ju duhet të konsideroni të shtoni kosin në listën tuaj të gjërave për luftimin e ftohjeve.

Mickey Rubin, nënkryetar i hulumtimit të ushqimit për Këshillin Kombëtar të qumështit, tha se “ka disa gjëra në kos që mund të tregojmë se, në teori, do të ishin të dobishme”.

Kosi është plot me probiotikë, të cilët mund të ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar. Studimet që kanë shikuar probiotikët kanë gjetur rezultate premtuese në drejtim të zvogëlimit të kohëzgjatjes dhe intensitetit së ftohjes.

Kosi gjithashtu përmban një forcues tjetër imunitar – zink. Hulumtimet tregojnë se zinku mund të zvogëlojë kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes.

Ndërsa karbohidratet në kos ofrojnë energji, që është e rëndësishme për t’ju ndihmuar të rikuperoheni nga ndonjë ftohje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat