Përbërësit që helmojnë çdo ditë trurin

Shëndetësia

Përbërësit që helmojnë çdo ditë trurin

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:45
Ilustrim

JA LISTA ME 5 PËRBËRËS HELMUES!

Gluteni

Kjo proteinë që gjendet në thekër, elb, grurë mund të ngjitet në muret e zorrëve të holla dhe sjell çrregullime e sistemit të tretjes dhe sistemit imunitar. Si rezultat, shkaktohet sëmundja që njihet me emrin ‘celiac’. Gjithashtu, ndjeshmëria ndaj glutenit, veç sëmundjes së mësipërme, mund të jetë një shkaktar për çrregullime inflamatore të sistemit nervor dhe trurit.

Shumë shkencëtarë kanë provuar se ndjeshmëria ndaj glutenit është e lidhur ngushtë me trurin, palcën kurrizore dhe çrregullimet e nervave periferikë.

Ëmbëlsuesit artificialë

Sakarinë, sukralose dhe aspartame janë ndër llojet më të zakonshme të ëmbëlsuesve artificialë. Të gjitha këto janë toksike dhe të dëmshme për trurin, edhe pse kanë zero kalori. Aspartame mund të shkaktojë simptoma të ndryshme të tilla si depresioni, ankthi dhe migrena. Ajo mund të gjendet në salcë, kos, çamçakëza, drithëra, sodat, dhe shumë produkte të tjera “pa sheqer”.

Monosodium glutamate (MSG)

MSG, ose monosodium glutamate është një formë e koncentruar e një kripe, që u shtohet ushqimeve për shije më të theksuar. Në fakt, ajo në të njëjtën kohë stimulon prodhimin e dopaminës së tepërt.

Ky përbërës toksik lidhet me dëmtime të trurit dhe sëmundje të tjera neurologjike duke përfshirë çmendurinë, Alzheimer, sëmundjen e Parkinsonit, MS, lupus, etj.

Sheqer i rafinuar

Konsumi i sheqerit të rafinuar lidhet me shumë probleme që shfaqen në shëndet dhe mund të dëmtojnë trurin. Sheqeri i rafinuar ndikon tek hormoni thelbësor për funksionin e trurit, faktori neurotropik (BDNF) dhe kështu mund të shkaktojë marrëdhënie të reja mes neuroneve të trurit, thelbësore për funksionin e kujtesës.

Shumë studime kanë treguar se shumë njerëz që vuajnë nga depresioni dhe skizofrenia kanë nivele të ulëta të këtij hormoni dhe një kombinim me sheqerin erafinuar mund të përkeqësojë kushtet e tyre.

Fluori

Fluori, i cili gjendet në ujin e pijshëm të rubinetave mund të jetë jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm për trurin tonë, por edhe për shëndetin e përgjithshëm.

UNICEF ka kryer një studim i cili tregoi se niveli i inteligjencës (IQ) është zvogëluar, për shkak të nivelit të fluorit të shtuar në ujin e pijshëm, që në USA është 0.88 mg/l..

Shumica e këtyre aditivëve, kimikateve dhe proteinave nuk do t’ju vrasin menjëherë, por dozat e mëdha duhet të shmangen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat