Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini qumësht çdo ditë?

Shëndetësia

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini qumësht çdo ditë?

Më: 20 janar 2020 Në ora: 19:48
Ilustrim

Qumështi është një ushqim që konsumohet zakonisht në mëngjes. Për vite me radhë qumështi është konsideruar si një ushqim i plotë dhe i dobishëm për shëndetin, por kjo gjë vihet në dyshim nga ata që kanë zgjedhur të mos konsumojnë ushqime që rrjedhin nga kafshët. Sidoqoftë, pirja e qumështit mbetet një zakon i përhapur dhe jo i inkriminuar nga bota e mjekësisë dhe shkencës, sipas të cilit pirja e tij çdo ditë do të sillte përfitime të konsiderueshme për trupin tonë.

Ja cilat janë përfitimet që merr trupi, nëse pini qumësht çdo ditë.

Hidratimi i trupit dhe i lëkurës

Qumështi është një pije e përbërë nga 90% ujë dhe për këtë arsye është  një burim i shkëlqyer hidratimi për trupin tonë.

Shëndeti i zorrëve

Pirja e qumështit mund të ndihmojë florën bakteriale të zorrëve dhe të parandalojë episodet e gastritit pasi mund të neutralizojë aciditetin me të cilin ndonjëherë e gjejmë veten duke luftuar.

Vitamina

Qumështi është një përbërës i lëngshëm i pasur me vitamina. Ai siguron një marrje të shkëlqyeshme të vitaminave A, E dhe K si dhe e kalciumit, vitaminës C dhe acidit folik.

Minerale

Qumështi është i pasur me fosfor, një mineral i rëndësishëm për shëndetin e trupit tonë por veçanërisht për trurin tonë. Nëse hasni probleme të tilla si fryrja e barkut, diarreja ose dhimbja në stomak kur pini qumësht, është mirë të kontaktoni mjekun tuaj për të diagnostikuar ndonjë intolerancë të laktozës duke kryer teste specifike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat