Gabimet me higjienën e gojës që shkatërrojnë dhëmbët tuaj

Shëndetësia

Gabimet me higjienën e gojës që shkatërrojnë dhëmbët tuaj

Më: 25 janar 2020 Në ora: 11:16
Ilustrim

E dini se një pjesë e problemeve të dhëmbëve lidhen me gabimet që bëni me higjienën e gojës në tërësi? Zbuloni disa prej tyre që duhen ndrequr sa pa qenë vonë. 

Pirja e një lëngu pas larjes së dhëmbëve. Ju mund t’i lani dhembët në mbrëmje, por nëse menjëherë pas kësaj pini diçka, kot sa i keni larë. Gjatë natës mbetjet e pijes do i shkatërrojnë ata.

Mosbesimi se era e keqe e gojës vjen nga dhëmbët. Nëse doni të kuptoni nëse era e keqe vjen nga dhembët, fryni në pjesën e brendshme të kyçit të dorës, prisni 5-10 sekonda dhe bjerini erë. Nëse qëndron era dijeni se iu vjen nga goja dhe jo nga stomaku.

Shpëlarja e dhëmbëve pas larjes me pastë. Pasi t’i lani dhëmbët me pastë vetëm pështyjeni atë ose shpëlajeni njëherë të vetme. Nëse e shpëlani disa herë keni për të larguar gjithë pastën dhe fluorin që ajo ka lënë nëpër dhëmbë.

Mos larja sa duhet. Larja e dhëmbëve nuk do të thotë t’i bini njëherë me furçë nga njëra ana e njëherë nga ana tjetër. Ju duhet të qëndroni të paktën 1 minutë duke larë dhëmbët nga të gjitha anët.

Larja me forcë. Nëse i lani me forcë dhembët tuaj vetëm sa do acaroni mishrat dhe do dëmtoni smaltin, nuk do të thotë se do i lani më mirë. Lajini me ngadalë dhe pa ushtruar presion.

Larja e dhëmbëve menjëherë pas ushqimit. Pas ushqimit duhet të prisni 30 minuta para se të lani dhëmbët sepse nëse e bëni menjëherë mund të dëmtoni smaltin.

Mos ndërrimi i furçës. Furça e dhëmbëve duhet ndërruar çdo 3 muaj sepse nëse e mbani më gjatë ajo do prishet dhe nuk do ketë asnjë funksion.

Mos ndërrimi i furçës pasi keni qenë sëmurë. Pasi të kaloni gripin ndërrojeni menjëherë furçën e dhëmbëve nëse nuk doni të rrezikoni të sëmureni sërish sepse bakteret qëndrojnë gjatë në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat