Si të mbroheni nga Koronavirusi që po merr jetë?

Shëndetësia

Si të mbroheni nga Koronavirusi që po merr jetë?

Më: 27 janar 2020 Në ora: 07:26
Ilustrim

Qendra Spitalore e Tiranës ka shpërndarë disa këshilla se si duhet mbrojtur nga virusi vdekjeprurës “Koronavirus”.

Virusi që fillimisht u lajmërua në Kinë është shpërndarë në shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e raste të infektuar nga “Koronavirusi” kanë nisur të raportohen edhe në Evropë.

Spitali i Tiranës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit online disa këshilla se si të evitohet rreziku i prekjes nga virusi, transmeton Gazeta Express.

Lexojeni të plotë postimin:

Si të ulni rrezikun nga infeksioni i Koronavirusit

Lani duart me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione të duarve me alkool

Mbuloni hundën dhe gojën me shami ose parakrah kur teshtini apo kolliteni

Shmangni kontaktet e afërta me çdo person që ka simptoma të rrufës /gripit

Produktet e mishit dhe veza të konsumohen të gatuara / ziera mirë

Shmangni kontaktet e pambrojtura me kafshët e egra apo kafshët e fermave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat