Në QKUK kryhet operacioni i rrallë, i 14 i regjistruar në gjithë botën

Shëndetësia

Në QKUK kryhet operacioni i rrallë, i 14 i regjistruar në gjithë botën

Më: 29 janar 2020 Në ora: 21:14
Ilustrim

Tumori u hoq nga veshka dhe fshikëza urinare e një kosovari 79 vjeçar nga Mitrovica.

Operacioni për largimin e masës tumorale 15 centimetërshe u krye në Klinikën Urologjike të QKUK-së dhe ishte i veçantë, për dy arsye.

Pacienti kishte lindur me këtë anomali të veshkës, ndërsa masa e tumorit iu krijua për disa vite.

Mjeku tha se ky operacion, që u krye fal  punës së ekipit të urologjisë, ishte i veçantë edhe për një arsye tjetër – ishte vetëm rasti i 14 që u regjistrua në krejt botën, kur ndërhyhet që veshka që kanë kësi çrregullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat