Zbulohet “motori” i covid-19 që i jep mundësinë të shumohet

Shëndetësia

Zbulohet “motori” i covid-19 që i jep mundësinë të shumohet

Më: 12 prill 2020 Në ora: 08:12
Ilustrim

Është zbuluar struktura e motorit molekular të Covid-19 që i lejon virusit të shumohet, rezultati i studimit është publikuar në revistën “Science” e bën më të lehtë gjetjen e ilaçit që mund ta ndalojë.

Motori i virusit është enzima “polimer nsp12”, e njëta që është shënjestër e ilaçit antiviral “Remdesivir” i përdorur së fundmi kundër koronavirusit, por që është shpikur si armë kundër Ebolës. Autor i këtij studimi është grupi Yen Gao i universitetit Tsinghua të Pekinit.

Autorët e studimit thonë se “njohja e strukturës së enzimës do të na lejojë që të verifikojmë nëse Remdesivir është efektiv në bllokimin e shumimit të virusit SarsCoV2 dhe nga ana të tjetër do të shpejtojë studimet në gjetjen e një antivirali specifik dhe të projektuar për të luftuar Covid-19.

Deri tani për virusin SarsCoV2 është zbuluar struktura dhe arma e tij që është proteina “Spike” që bën të mundur lidhjen me proteinat njerëzore. Studimi i fundit bën të mundur njohuritë edhe të enzimës që i lejon të dyfishojë materialin e tij gjenetik dhe më pas të shumëfishohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat