Pandemia e koronavirusit, iniciativa e përbashkët: 7.5 miliardë euro për gjetjen e vaksinës - Bota Sot
Pandemia e koronavirusit, iniciativa e përbashkët: 7.5 miliardë euro për gjetjen e vaksinës

Shëndetësia

Pandemia e koronavirusit, iniciativa e përbashkët: 7.5 miliardë euro për gjetjen e vaksinës

Më: 4 maj 2020 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Bota duhet të bëhet bashkë për financimin dhe gjetjen e një vaksine apo kure kundër koronavirusit të ri, kjo thirrje vjen nga liderët evropian, që mbështesin një plan për të mbledhur 7.5 miliardë euro, të cilat do të shërbejnë për të mposhtur pandeminë.

Iniciativa për mbledhjen e fondeve kryesohet nga Brukseli dhe është bërë e ditur me anë të një letre të hapur. Një video-konferencë pritet të mbahet sot gjatë ditës lidhur me çështjen. Ajo do të bashkë drejtohet nga 6 vende te G7-ës,  Norvegjia dhe Arabia Saudite.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar ende pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Organizata e Kombeve te Bashkuara e ka thënë në disa raste se rikthimi i jetës normale do të mundësohet vetëm pas krijimit te vaksinës që ndalon përhapjen e Covid-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat