ISHP ul distancën fizike për tu ruajtur nga COVID-19

Shëndetësia

ISHP ul distancën fizike për tu ruajtur nga COVID-19

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 06:48
Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik, në një status në Facebook, ka këshilluar qytetarët që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat për të parandaluar përhapjen e Covid-19, duke e ulur distancën që deri dje thonin se duhet të jetë të paktën 1.5 apo 2 metra.

Sipas ISHP, e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri- tjetri, si dhe duke u kujdesur për higjienën personale.

Mesazhi i Instituti i Shëndetit Publik

Parandaloni përhapjen e COVID-19 E vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e infeksionit është duke ruajtur distancën fizike prej të paktën 1 metër nga njëri-tjetri, duke u kujdesur për higjienën personale dhe duke larë duart vazhdimisht, mbani maskat kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur, bizneset dhe institucionet të respektojnë protokollet e përcaktuara. Çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet.

Po ashtu ISHP thekson:

▪Ruani distancën nga njëri tjetri; ▫Mbani maska ku nuk është e mundur të ruhet distanca; ▪Dezinfektoni shpesh sipërfaqet; ▫Bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë; ?? Mbroni veten dhe të tjerët në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19. ?Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të ? COVID-19, telefononi në numrin e ? Urgjencës Kombëtare ? 127.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat