COVID-19/ 485 mijë viktima dhe 9,5 milion të infektuar në të gjithë botën

Shëndetësia

COVID-19/ 485 mijë viktima dhe 9,5 milion të infektuar në të gjithë botën

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 08:33
Foto Ilustrim

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 9,5 milion, përkatësisht 9,532,128 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 485,122.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 124,281 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 53,874, Britania e Madhe me 43,081 Italia me 34,675, Franca me 29,731 dhe Spanja me 28,327.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 48 viktima dhe janë infektuar 2,114 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 5,179,011 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,8 milion raste aktive që presin të shërohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat