CDC në udhëzimet e reja: Koronavirusi mund të shpërndahet përmes ajrit

Shëndetësia

CDC në udhëzimet e reja: Koronavirusi mund të shpërndahet përmes ajrit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:17
Foto Ilustrim

Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve kanë pranuar për herë të parë që koronavirusi transmetohet përmes ajrit në udhëzimet e reja për mënyrën se si hapet virusi.

Agjencia më parë tha se sëmundja u përhap përmes spërklave kur një pacient kollitet dhe teshtin, duke infektuar njerëzit në kontakt të ngushtë me ta, shkruajnë mediet britanike.

Por udhëzimet e reja, të azhurnuara të premten, pranojnë “provat në rritje” që virusi mund të përhapet përmes partikulave që të ajrit që përhapen kur një pacient merr frymë. Sipas tyre, Covid-19 mund të qëndrojë në ajër dhe të udhëtojë më gjatë se gjashtë metra.

Viruset që vijnë nga ajri “janë ndër më ngjitëset dhe përhapen lehtësisht”, paralajmëron CDC, ndërsa këshillon njerëzit të pastrojnë ajrin në hapësira të brendshme, përveç mbajtjes së maskave, larjes së duarve dhe izolimit.

Më parë, udhëzimet e CDC-së thanë se koronavirusi përhapet “përmes spërklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet, teshtin ose flet”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat