Si ta trajtoni fryrjen e organizmit nga lëngjet

Shëndetësia

Si ta trajtoni fryrjen e organizmit nga lëngjet

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 10:58

Si ta trajtoni fryrjen e organizmit nga lëngjet

Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë. Mirëpo, akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë.

Akumulimi i ujit është një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë ai kontribuon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë. Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve.

Disa nga këta faktorë janë: konsumimi i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale. Faktorët e tjerë mund të jenë edhe problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve.

Si të humbni peshën e fituar nga akumulimi i lëngjeve:

Aktiviteti fizik– mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët kryesorë të akumulimi të lëngjeve në trup. Nëse kryeni aktivitet fizik, indet dhe kyqet ku është mbledhur uji i tepërt lirohen.

Kujdes me kripën– reduktimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve. Sipas të dhënave, sasia ditore e kripës së konsumuar nuk duhet të jetë më shumë se 2.300 miligramë në ditë, ose një lugë çaji në ditë.

Më shumë proteinë- proteinat luajnë një rol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm. Sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore. Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i viçit, vezët dhe fasulet.

Më shumë kalium- kaliumi është një mineral, që ka rëndësi në ekuilibrin e lëngjeve në trup. Ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe kripës nga urina dhe djersa. Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4.700 miligramë.

Hidratimi– është një hap mjaft i rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote ujë përpara çdo vakti me ushqim.  Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime, që kanë rol hidratues siç janë shalqiri, selinoja, kastraveci dhe dredhëzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat