Njerëzit me grup gjaku zero më pak të rrezikuar nga COVID-19, vitamina D nuk ul vdekshmërinë

Shëndetësia

Njerëzit me grup gjaku zero më pak të rrezikuar nga COVID-19, vitamina D nuk ul vdekshmërinë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Sëmundja e Covid-19 mund të ndikojë në funksionimin e mushkërive të njeriut më shumë se tre muaj pasi personi infektohet. Disa grupe gjaku gjithashtu duket se janë më të mbrojtur nga Covidi.

Universiteti anglez i Oksfordit ka gjetur një teknikë të re për të zbuluar dëmet që lë te mushkëritë sëmundja e Covid-19, të cilat nuk diktohen me skanerat normalë.

Për skanimin e organeve njerëzore përdoret elementi i ksenonit, një lloj gazi, i cili kur i shtohet imazherise normale krijon një pamje më të qartë të efekteve anësore të virusit dhe në cilat zona të organizmit ai bllokon qarkullimin normal të ajrit në gjak.

Ekspertët thonë se nga studimi paraprak i 10 pacientëve me Covid të moshave 19 deri 69 vjeç, u arrit të diktohen dëmet afatgjata të sëmundjes.

Tetë prej tyre raportuan frymëmarrje të mangët dhe lodhje tre muaj pas infektimit me virusin e ri korona, edhe pse asnjëri nuk kishte marrë më parë ndihmë spitalore, nuk ishte intubuar në repartet e reanimacionit dhe as skanimet nuk u kishin nxjerrë mushkëri të dëmtuara.

Një tjetër studim me më shumë se 220 mijë kanadezë konfirmoi të martën se personat me tipa të caktuar gjaku mund të jenë më të predispoziuar për t’u infektuar nga kovidi.

Rreziku i infeksioni të rëndë me koronavirus dhe shkalla e vdekshmërisë rezultoi më e ulët te personat me grupin e gjakut 0, në raport me ata të grupeve A, AB ose B.

Njerëzit në çdo grup gjaku që kishin rezus negativ dolën gjithashtu me të prirur për të krijuar antitrupat e duhur, veçanërisht ata të grupit 0-negativ.

Ndërkohë për sa i përket vitaminave, studiuesit treguan se marrja e vitaminës D nga pacientët e sëmurë rëndë me Covidin-19, as nuk e shkurtoi kohën e qëndrimit të tyre në spital, dhe as nuk u uli shanset e shtrimit për kujdes intensiv apo të vdekshmërisë nga virusi.

Personat që lanë spitalin dhe vendosin të marrin kujdesin e duhur shëndetësor në shtëpi, gjithashtu mësohet se arritën t’i rikuperojnë thuajse plotësisht simptomat e koronavirusit pas gati një muaji, dhe vetëm një përqindje e vogël e tyre iu rikthye dyerve të spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat