A e pëlqeni kafen apo thjeshtë jeni të varur? Studimi i ri përgjigjet

Shëndetësia

A e pëlqeni kafen apo thjeshtë jeni të varur? Studimi i ri përgjigjet

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:17
Ilustrim

Për shumë prej nesh, një filxhan kafe është shumë i rëndësishëm për rutinën tonë ditore, shkruan “Metro”.

Por a na pëlqen me të vërtetë, apo thjeshtë jemi të varur? Studimi i ri na ka dhënë përgjigje.

Studimi i ri sugjeron se personat që konsumojnë shumë kafe gjatë ditës, nuk është se e pëlqejnë edhe aq shumë, por thjeshtë janë të varur.

Kërkuesit gjerman kanë testuar dy grupe  të njerëzve: ata që pinë shumë kafe dhe ata që pinë pak.

Ata kuptuan se personat që pinë shumë kafe kanë një dëshirë më të fuqishme për të pirë kafenë edhe kur nuk iu pëlqen.

Konsumi më i lartë i kafes, rezulton në dëshirë më të madhe për të pirë kafe, por nuk e shijojnë kafen kur pinë sasi të mëdha.

Si me çdo drogë, personat që pinë shumë kafe vazhdimisht do të bëhen të varur. Edhe pse kafeja ka tendenca më të vogla të kthehet në varësi, fakti që ju kërkoi kuantitet para kualitetit, tregon se jeni të varur nga kafeina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat