Simptomat e hipotermisë: Si t’i ndihmoni vetes dhe të tjerëve?

Shëndetësia

Simptomat e hipotermisë: Si t’i ndihmoni vetes dhe të tjerëve?

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Hipotermia është një temperaturë jo e zakonshme e ulët e trupit. Ajo është gjendje në të cilën trupi fillon të humbë ngrohtësinë më shpejt seç e prodhon

Shfaqet kur ekspozoheni gjatë në temperatura të ulëta

Kur temperatura e trupit bie nën 36 gradë, mund të ndikojë negativisht në tru dhe, vetvetiu, nuk mundeni as të reagoni ndaj rrezikut dhe as të kërkoni ndihmë. Mjafton që të jeni të lagur, në shi të ftohtë apo që të djersiteni së tepërmi.

Bebet dhe të moshuarit janë në rrezik më të lartë nga hipotermia, thotë, Dr. Joshua Zeichner, nga New York-u

Cilat janë simptomat e hipotermisë?

Te të rriturit, hipotermia do të shfaqet në këto mënyra:

∙ dridhje,
∙ lodhje ose rraskapitje,
∙ konfuzion,
∙ humbje e kujtesës,
∙ humbje e ndjeshmërisë në duar,
∙ përgjumje,
∙ fjalë të paqarta.

Bebet mund të kenë simptoma shtesë specifike: lëkura u është e kuqe e shndritshme dhe e ftohtë, ndërkaq fëmija krahas kësaj në mënyrë të pazakontë i qetë dhe i paenergji.

Ndryshime specifike në lëkurë, mund të ndien edhe të rriturit.

Në përpjekje që të ngrohin trupin, truri e riorienton gjakun në trup, ndërsa pjesët periferike të trupit mbeten më me pak gjak. Prandaj lëkura fillon të humb ngjyrën. Për pacientët të cilët vërejnë simptomat e hipotermisë, ka rëndësinë më të madhe.

Çfarë të bëni nëse mendoni që vuani nga hipotermia?

Pasi që konfuzioni dhe humbja e kujtesës janë disa nga simptomat, shumica e atyre me hipotermi nuk janë në gjendje t’i ndihmojnë vetes. Prandaj është me rëndësi që simptomat e tyre t’i vërejnë personat e tjerë të cilët gjenden afër tyre.

Çfarë të bëni derisa të vijë mjeku?

Derisa prisni ndihmën mjekësore, përpiquni që sa më mirë të ngroheni: kaloni në një dhomë më të ngrohtë apo gjeni një strehë, hiqni nga vetja rrobat e lagura dhe vishni rroba të thata, pini pije të ngrohta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat