Shenjat që nuk duhen neglizhuar!

Shëndetësia

Shenjat që nuk duhen neglizhuar!

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:00
Ilustrim

Thuhet se flokët janë gjysma e bukurisë, ndaj me të drejtë shumë vajza e gra shqetësohen për modelin e flokëve. Por përpara gjatësisë, prerjes apo ngjyrës, ekspertët e shëndetit thonë se së pari duhet të shqetësohemi për strukturën, trashësinë dhe shëndetin e flokëve. Këputja e tyre, rënia, thatësia e tepërt etj janë tregues të problemeve të ndryshme dhe më poshtë do të lexoni rastet kur duhet të shqetësoheni!

Flokët të hollë e të dobët
Kjo gjendje e flokëve lidhet me mungesën e proteinave dhe hekurit. Një dietë e varfër në këtë mineral mund të reflektohet përmes flokëve. Hekuri është ndoshta minerali më i rëndësishëm për shëndetin e flokëve. Mungesa e tij mund të çojë në rrallimin e flokëve dhe rënien jo normale.

Thinjat në moshë të re

Veç gjenetikës, stresi është një nga faktorët kryesor që çon në shfaqjen e thinjave në moshë të re. Stresi nuk vjen vetëm nga problemet dhe shqetësimet tuaja të përditshme, por edhe ndotja nga mjedisi dhe shumë faktorë të tjerë që kontribuojnë në stresin oksidativ! Në këtë gjendje qelizat që prodhojnë pigment ndalojnë së funksionuari.

Flokë të thata

Shampot kundër zbokthit mund të thajnë së tepërmi skalpin e kokës duke i lënë flokët tepër të thatë. Kur yndyra natyrale e flokëve thahet nga shampot që veprojë kundër zbokthit, ju do të haseni me probleme të tjera. Ato kanë kimikate medicinale, siç janë ato me veti antifungale, të cilat zakonisht i heqin shkëlqimin flokëve. Kufizoni përdorimin e shampove të zbokthit vetëm dy herë në javë për t’urikthyer shkëlqimin flokëve tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat