E dini se qirinjtë aromatikë janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut?

Shëndetësia

E dini se qirinjtë aromatikë janë të dëmshëm për shëndetin e njeriut?

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Qirinjtë aromatikë mund të jenë një zgjidhje shumë e mirë për të rregulluar ajrin e shtëpisë suaj, por është vërtetuar se janë shumë të dëmshme.

Disa studiues në Universitetin San Diego hetuan disa faktorë që kontribuojnë në ndotjen e ajrit brenda shtëpisë.

Studimi përfshiu 300 familje që kishin të paktën një fëmijë rreth moshës 14 vjeç dhe një konsumues të duhanit.

Kështu, pas tre muajsh që kishin po testonin ajrin në shtëpitë e tyre, ata dolën në përfundimin se shkaktohen shumë kimikate në shtëpi, kur ka përdorues të duhanit apo lëndëve narkotike.

Qirinjtë aromatikë lëshojnë disa kimikate vdekjeprurëse, pasi ka mungesë ajrosjeje dhe izolimi i tyre bën që të shkaktojë probleme të ndryshme në shëndetin e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat