Domatja, perimja që lufton çdo sëmundje dhe disa kuriozitete për “mollën e dashurisë”

Shëndetësia

Domatja, perimja që lufton çdo sëmundje dhe disa kuriozitete për “mollën e dashurisë”

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

“E çfarë do të bëja pa domatet?!” thotë një amvisë italiane. Një pyetje të ngjashme e dëgjon të shprehet nga një mori kuzhinierësh të tjerë, kudo përreth botës. Vërtet, domatja është një nga përbërësit kryesorë për recetat e gatimit, në shumë kultura. Ata që kanë kopsht në shtëpi, mbjellin domate më shumë se çdo bimë tjetër.

Një e kaluar interesante

Në Meksikë aztekët e mbollën domaten për ta përdorur si ushqim. Nga fillimi i shekullit të 16-të, kur pushtuesit spanjollë u kthyen në Spanjë, morën edhe domaten me vete. Huazuan fjalën nahuatliane tomatl, dhe e quajtën tomate. S’kaloi shumë e spanjollët që jetonin në Itali, në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, po shijonin këtë ushqim të ri të shijshëm.

Nga fundi i këtij shekulli, domatja u fut edhe në Evropën Veriore. Në fillim mendohej se ishte helmuese, prandaj u mboll si një shkurre zbukuruese kopshti. Pavarësisht se ishte anëtare e familjes Solanaceae, me gjethe që kishin një erë të fortë dhe kërcej helmues, u vu re se fryti i saj nuk ishte aspak i dëmshëm.

Ka shumë të ngjarë që domatet e para që u sollën në Evropë të kenë qenë të verdha, ja përse italianët e quajtën pomodoro (mollë e artë). Anglezët e quajtën tomate dhe më vonë tomato, por edhe termi “molla e dashurisë” u bë shumë i famshëm. Nga Evropa, domatja bëri një rrugë të gjatë përmes Atlantikut për në Amerikën Veriore, ku faktikisht, gjatë shekullit të 19-të, ajo u bë një ushqim shumë i përdorshëm.

Larmi dhe përhapje e jashtëzakonshme

Çfarë ngjyre kanë domatet? Ka shumë të ngjarë që përgjigjja të jetë “e kuqe”. Por, a dini se ka lloje me ngjyrë të verdhë, portokalli, rozë, vjollcë, kafe, të bardhë, ose jeshile, disa madje janë edhe me vija? Jo të gjitha vijnë të rrumbullakëta. Disa janë të sheshta, vezake ose në formë dardhe. Mund të jenë të vogla sa një kokërr bizele ose të mëdha sa një grusht.

Domatja është e përhapur gjerësisht: gjendet në veri, deri në Islandë, por edhe në jug, deri në Zelandën e Re. Prodhuesit më të mëdhenj janë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Evropës Jugore. Vendet me klimë të ftohtë i varin shpresat tek të mbjellat nëpër serra, kurse vendet jopjellore, i rritin të mbjellat me anë të teknikave hidroponike—që do të thotë, se nuk i mbjellin në tokë, por në një solucion ushqyes.

Domatja ngelet bima e preferuar e kopshtarëve amatorë. Nuk do shumë përkujdesje për t’u rritur, dhe vetëm pak rrënjë japin aq domate, sa mjaftojnë për të mbajtur një familje të vogël. Nëse nuk ke vend të mjaftueshëm për t’i mbjellë, shih për ato lloje domatesh që rriten enkas në tarraca ose në saksitë e dritareve.

Diçka për shëndetin dhe sugjerime të tjera

Temperaturat e ulta ia prishin shijen domates, kështu që, mos i vini domatet në frigorifer. Për ta përshpejtuar pjekjen e tyre, mund t’i lini në parvazin e dritares që t’i zërë dielli, ose mund t’i vini në një tas dhe t’i lini në temperaturën e dhomës, bashkë me një kokërr domate ose banane të pjekur mes tyre. Një mënyrë tjetër është duke i vendosur në një çantë letre të trashë me ngjyrë kafe të errët për disa ditë.

Domatet të bëjnë shumë mirë për shëndetin. Kanë vitaminën A, C dhe E, si edhe kalium, kalcium dhe kripëra minerale. Kërkime të tjera po zbulojnë se ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer likopeni, një lëndë antioksiduese shumë e fortë, që thuhet se zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve, si për shembull, të kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës. Domatet përmbajnë 93 deri në 95 për qind ujë dhe për ata që e kanë merak peshën: ato kanë pak kalori.

Të shijshme si do që t’i përdorësh

Kur blini domate, çfarë lloji zgjidhni? Të kuqet, lloji më i zakonshëm i domateve, përdoren shumë për sallatë, supë dhe salcë. Domatet e vogla sa një qershi me ngjyrë të kuqe, portokalli ose të verdhë, që janë të ëmbla sepse përmbajnë mjaft sheqer, janë shumë të shijshme kur hahen të gjalla. Nëse po bëni pica ose makarona, ndoshta domatet me tulë të fortë që kanë formë vezake si të kumbullës, do të ishin një zgjidhje e mirë. Domatja e madhe zemërkau—quhet kështu se e ka brumin të fortë dhe të ngjeshur—është ideale për t’u mbushur dhe për t’u bërë në tavë. Domatja jeshile, disa herë me vija të dallueshme, është një përbërës i shkëlqyer që mund t’ua shtojmë ushqimeve të tjera. Vërtet, domatja u jep shije dhe ngjyrë të veçantë një numri të madh gatimesh me perime, vezë, makarona, mish dhe peshk. Nëse nuk gjeni dot domate të freskëta, pa dyshim që mund të blini prodhime me domate të përpunuara në dyqanet që keni përreth.

Lufton çdo sëmundje

Domatja është vetëm një shembull i ushqimeve të mrekullueshme që janë krijuar për kënaqësinë tonë.

Domatja është një bimë barishtore, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj. Përveç se është e shijshme, domatja ka dhe disa elementë shumë të nevojshëm për organizmin e njeriut. Përmendim këtu karotenin, vitaminën C, vitaminën A, antocianin likopenin. Likopeni gjendet me shumicë te domatja dhe është një element natyral me veti shumë të forta antioksiduese.

Likopeni është një mbrojtës shumë i mirë kundër rrezeve UV. Nga një studim i bërë është zbuluar se likopeni mbron ndaj kancerit të prostatës. Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, përmendim ketu: kancerin e mushkërive, të prostatës, të gjirit, të mëlçisë, të zorrës së trashë.

Është e këshillueshme që domatja të konsumohet e freskët, pasi vlerat ushqyese janë në përqindje më të lartë. Lëngu i freskët i domates mund të përdoret dhe kundër sëmundjeve inflamatore të lukthit. Domatja e freskët, ndihmon në ripërtëritjen e qelizave të lëkurës dhe jo rrallë herë përdoret nga femrat, si një produkt kozmetike.

Vlerat ushqyese

Por jo vetëm vitamina. Domatja është e pasur edhe me kripëra minerale, acide organike etj. Ndër kripërat, vend të rëndësishëm zënë potasi, fosfori, kaliumi, hekuri, magnezi raporti i të cilave krijon një ekuilibër të përsosur të ushqimit. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës.

Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulcerave kronike. Ai vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun. Pas Vitaminës C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit për të parandaluar kancerin e vënë theksin te glikopeni, që është dhe përbërësi kryesor i domates.

Për të luftuar plakjen, për të parandaluar kancerin apo për të pasur një lëkurë të bukur, asgjë nuk do të ishte më e çmuar se sa marrja gjatë vakteve të ditës të një “ilaçi” me emrin domate. Atë mund ta përdorësh të “gjallë”, në salcë, gjellë, sallatë, makarona, rizoto, supa, koktej (kokteji i famshëm “Bloody Mary” përgatitet me lëngun e domates) apo në gatime të ndryshme, për të cilat nuk është e nevojshme të konsultohesh me ndonjë mjek apo të kesh recetë për t‘i blerë.

Antioksiduese

Domatet janë aleate të çmuara për shëndetin. Prania e madhe e antioksiduesve shkatërron radikalet e lira, cilësohet nga shumë ekspertë si dhurata e natyrës, prandaj domatet luftojnë sëmundjet. Është zbuluar se këto substanca arrijnë rezultate të shkëlqyera, madje mund të krahasohen edhe me ilaçet tradicionale që mund të shkaktojnë edhe dëme. Domatet janë të pasura me betakaroten, likopen (substanca që u jep atyre ngjyrën e kuqe) dhe me vitaminat më të mira dhe më efikase se çdo gjë tjetër në luftën kundër plakjes.

Antikanceroze

Laboratori i artë i natyrës është në gjendje të na ofrojë gjithçka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve të saj.

Kërkimet mjekësore që shtohen vit pas viti kanë treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato përdoren kanë aftësinë të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit. Sipas ekspertëve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tri herë mundësinë për t‘u prekur nga kanceri i prostatës, zorrës së trashë, mushkërive apo pankreasit dhe se efekti “mbrojtës” i detyrohet tërësisht likopenit, përbërës që gjendet me shumicë te domatja dhe është një armë e fortë në luftën kundër kancerit.

Likopeni dhe antioksiduesit e domates mund të parandalojnë dhe reduktojnë zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos atij të prostatës te meshkujt, ndaj konsumi është i rëndësishëm për organizmin.

Domatet ndihmojnë në parandalimin e kancerit në gji

Ka ardhur koha që gratë duhet të konsumojnë më shumë domate, për të parandaluar kancerin e gjirit. Nëse e bëni këtë gjë në mënyrë të përhershme, jo vetëm që po mbani trupin në formë por njëkohësisht ulni rrezikun e kancerit që është përhapur më shumicë edhe në shqipëri. Kjo falë likopenës, një substancë antioksiduese e cila gjendet me sasi të mëdha tek domatet. Ato përmirësojnë metabolizmin e yndyrave dhe sheqerit. Është shkencërisht e vërtetuar se mbipesha dhe obeziteti rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj patologjie, ndaj marrja e likopenës nëpërmjet domates, kontribuon në prodhimin e një hormoni i cili kontrollon peshën dhe metabolizmin e sheqerit dhe yndyrave ne gjak. Kjo bën që kjo substancë të jetë tepër e rëndësishëm në uljen e rrezikut nga kanceri i gjirit.

HISTORIA

Si mbërriti në Evropë “Molla e dashurisë”

Domatja e ka origjinën në zonën e Amerikës Jugore qendrore dhe pjesën jugore të Amerikës së Veriut, zonë që sot është midis Meksikës dhe Perusë. Aztekët e quajtën atë xitomatl, termi ky i përdorur për të treguar fruta të ngjashëm me njëra-tjetrën, zakonisht të lëngshëm. Salca e domateve u bë një pjesë integrale e kuzhinës Azteke.

Disa thonë se ishte një domate përforcuese, ndoshta është kjo arsyeja pse në frëngjisht ajo u quajt pomme d’amour, “molla e dashurisë”.

Ka shumë të ngjarë që domatet e para që u sollën në Evropë të kenë qenë të verdha, ja përse italianët e quajtën pomodoro (mollë e artë). Anglezët e quajtën tomate dhe më vonë tomato, por edhe termi “molla e dashurisë” u bë shumë i famshëm. Nga Evropa, domatja bëri një rrugë të gjatë përmes Atlantikut për në Amerikën Veriore, ku faktikisht, gjatë shekullit të 19-të, ajo u bë një ushqim shumë i përdorshëm.

****

Receta

Çdo kuzhinier ka recetat e tij të domateve, por ja disa sugjerime që ndoshta do të donit t’i provonit.

Përgatitni një aperitiv të shpejtë duke vendosur feta domateje, djathë mocarela dhe avokado. Hidhini vaj ulliri dhe piper të zi, dhe zbukurojeni me gjethe borziloku.

Bëni një sallatë greke me copa domatesh, trangull, djathë të bardhë, ullinj të zinj dhe qepë të kuqe të grirë në feta të holla. Për t’i dhënë shije, shtojini kripë e piper dhe shërbejeni me salcë të përgatitur me vaj ulliri dhe lëng limoni.

Përgatitni një salcë meksikane me copa domatesh të freskëta, qepë, speca jeshilë e me gjethe koriandër, dhe përziejini bashkë me pak lëng të shtrydhur qitroje.

Përgatitni një salcë makaronash, të thjeshtë dhe të shijshme, duke hedhur në tigan domatet e konservuara, një thërrime sheqer, pak vaj ulliri, një thelb hudhër të grirë imët, disa erëza, si: borzilok, gjethe dafine ose rigon dhe pak kripë e piper. Jepini një valë përzierjes dhe, pastaj, lëreni të ziejë ngadalë në zjarr të avashtë për rreth 20 minuta, deri sa salca të trashet. Pastaj, pasi t’i keni kulluar makaronat, hidhni salcën.

***

Domatja, ja efektet në lëkurë

Përpos faktit që domaten e gjejmë në kuzhinën tonë, atë mund ta përdorim gjerësisht edhe si një produkt kozmetik për fytyrën tonë. Domatja jep një efekt të shkëlqyer sa i takon papastërtive.

Domatja shërben për mënjanimin e papastërtive të fytyrës. Në fillim preni një domate në copa dhe fërkoni me to pjesët e fytyrës ku keni papastërti.

Pjesën e tepërt të lëngut të domates largojeni me një leckë dhe lyeni fytyrën pastaj me krem. Ju do të shihni se fytyra do të jetë e pastër, sikurse para se ju të kishit vendosur grimin.

Domatja, kura e duhur kundër rrudhave

Për një lëkurë të shëndetshme është e rëndësishme të përdorim domate. Ajo është shumë e shëndetshme për lëkurën, e mbron nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, në çdo kohë të vitit, edhe në dimër, duke qenë e pasur me likopen.

Domatja lufton radikalet e lira, duke vonuar në këtë mënyrë daljen e rrudhave në lëkurë. Ajo mund të përdoret në disa mënyra siç mund të jenë; Lëngu i freskët i domates mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën.

Prite domaten në gjysmë dhe bëj me të masazh duke e qarkulluar lehtë në fytyrë me lëvizje të vogla. Pastaj lëre të thahet dhe shpëlaje fytyrën me ujë të vakët.

Për lëkurën e yndyrshme domatja është ideale, sepse aciditeti i saj than gjëndrat e tepërta të djersës. Merr vetëm tulin e domates duke hequr farat dhe lëngun. Aplikoje lehtë në fytyrë dhe mbaje për 20 minuta. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.

Po ashtu, domatja është ilaç i mirë edhe për duart. Shtrydh lëngun e domates në duar dhe lëre derisa të thahet. Më pas shpëlaji mirë me ujë të bollshëm. Rezultati është një lëkurë më e pastër, e butë dhe e shkëlqyer.

Lëngu nga domatja shërben për tretje, diabet dhe zemër

Domatet njihen në bazë të shumë substancave shëruese, që kanë për organizmin e njeriut, por ndoshta deri më tani nuk e keni ditur që lëngu i fituar nga domatja është shumë i shëndetshëm.

Ky lëng përmban shumë lloje të vitaminave dhe mineraleve, si vitamina A, K, B1, B2, B3, B5 dhe B6, pastaj mineralet si hekuri, magnezi dhe fosfori. Jo vetëm se këto vitamina dhe minerale janë të shkëlqyeshme për shëndet, por kanë efektin e tyre edhe te flokët dhe lëkura.

Pra, vendosni që tani e tutje ta pini lëngun e domates, përderisa ekspertët ju sugjerojnë ta përgatisni nga domatet e freskëta, se sa t’i përdorni domatet e blera. Në fakt, likopen, i cili gjendet në lëng zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës, e fibrat dhe lëngjet janë të shëndetshme për zorrën e trashë. Pos kësaj, lëngu nga domatet rregullon mirë edhe tretjen e ushqimit, sidomos kur bëhet fjalë për kapsllëk dhe diarre, nivelin e kolesterolit e mban në nivelin e duhur.

Antioksiduesit që janë të pranishëm në këtë lëng ndihmojnë edhe kundër diabetit, pastaj kundër astmës dhe sëmundjeve të ndryshme të zemrës.

Domatja ul rrezikun e kancerit në prostatë

Domatja është një mik për shëndetin e meshkujve. “Mbretëresha” e kuzhinës mendohet se lufton kancerin në prostatë. “Një dietë e pasur me salcë domateje apo domate ul mundësinë e prekjes nga kanceri i prostatës si dhe sëmundjet e tjera tumorale”, shprehet studiuesja italiane Manuela Iezzi.

Kërkuesit e Universitetit të Chieti-t, kanë testuar vetitë e domates tek minjtë ku ata që ushqeheshin me bazë domateje deri ne 10 %, mbijetonin më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat